Page 66 - Demo
P. 66


                                    MORFOLOGJINë rastin e çifteve të mbiemrave të nyjshëm dhe të ndajfoljeve të parme me të njëjtën temë:(i, e) bukur - bukur, (i, e) mirë - mirë, (i, e) qartë - qartë, nyja nuk merret si element fjalëformues. Pra, mbiemrat: i bukur, i mirë, i qartë, janë mbiemra të parmë.Kujdes!1 	Formoni mbiemra nga pjesoret e foljeve tё mёposhtme dhe pёrdorini nё fjali nёshkallё tё ndryshme.hap, di, bie, them, dua, lexoj, ha, mbyll, pi2 	Nё fjalitё e mёposhtme vёreni pёrdorimin e fjalёs akull dhe tregoni se cilёs klasefjalёsh i pёrket nё secilёn fjali.Mbi akujt shekullorё tё Antarktidёs ngrihen bregore tё mbuluara me borё dhe aty-kёtu duken si njolla tё bardha shkёmbinjsh. Nё njёrin nga kёta shkёmbinj, qё ngrihet mbi njё kep tё mbuluar me koracё akulli, ndodhet njё varr i thjeshtё. Era e ashpёr polare hedh vazhdimisht mbi tё pluhur akull tё bardhё dёbore. Nё oqean kalojnё anije me flamuj vendesh tё ndryshme. Por, sa herё qё kapitenёt e tyre vёnё re me dylbi mes akullit, kёtё varr tё thjeshtё mbi oqeanin e shkretё, mbi akujt kreshtёlartё ushtojnё gjёmimet e topave nё shenjё pёrshёndetjeje pёr detarin e shquar. 3 	Fjalёt e mёposhtme pёrdorini në fjali:a. afёr, larg, brenda, pёrreth si ndajfolje dhe si parafjalё;b. ku, kur, nga si ndajfolje dhe si lidhёza;c. se, sa si pёremra dhe si ndajfolje;d. vetёm, plot, rreth si ndajfolje dhe si pjesёza;e. buzё, majё, faqe si emra dhe si parafjalё;f. sheshit, mot si emra dhe si ndajfolje.4 Rishkruani fjalitë duke i kthyer pjesoret në mbiemra. Diskutoni se si ndryshojnë kategoritë e tyre gramatikore.Për shumë ditë qëndroi mbyllur në shtëpi dhe nuk e kuptoi që koha kishte kaluar me shpejtësinë e erës. USH T R I M EMalet e Shqipërisë, malet që t’i sheh syri kudo që të jesh, janë të çuditshme. Sikur i ka magjepsur një fuqi e mrekullueshme: ti i shikon në një ditë të pastër, kur dielli shkëlqen madhërishëm në kupën e qiellit dhe ata të duken të kaltëruar, të mjegulluar, të menduar, të bukur sa më s’thuhet!Por, të largët dhe që s’arrihen dot! I sheh dhe nuk i sheh. Janë aty përpara syve të tu dhe ti nuk i sheh, duke i parë, nuk i arrin dot! E kupton që nuk mund t’i arrish atje kurrë… Vetëm dëgjon disa këngë. E kush i këndon ato këngë?! Ku këndohen?! Ajo nuk dihet! Po këngët këndohen dhe malet janë diku aty, të paarritshme!...Ku e kanë gjetur gjithë këtë bukuri këto male? Po kur moti është i vrenjtur? Hej, si duken atëherë! Marrin një pamje të zemëruar, një ngjyrë të thellë mavi dhe ngrihen të egër, pikërisht aty përpara vështrimit tënd. Ngrihen të egër, të heshtur, të pakalueshëm! Ngrihen të gjallë sikur të kishin një shpirt njerëzor, që ka kaluar provat e gjata dhe të rënda të jetës.Të tilla janë malet e Shqipërisë! K. TrebeshinaNYJËZIMI DHE KONVERSIONINyjëzimi, pra formimi i fjalëve të reja me anë të nyjës, është mjaft prodhimtar në gjuhën shqipe. Me anë të nyjëzimit formohen mbiemra, emra prejfoljorë të gjinisë asnjanëse dhe femërore. Shumica e pjesoreve të foljeve mund të shndërrohen me anë të nyjëzimit në mbiemra të nyjshëm. Mbiemrat e formuar nga pjesoret e foljeve kalimtare kryesisht kanë kuptim pësor: i hapur, i lagur, i shkruar etj., kurse mbiemrat e formuar nga pjesoret e foljeve jokalimtare kanë përgjithësisht kuptim vepror: i ardhur, i lëvizur, i qeshur etj.Nyjat te mbiemrat prejpjesorë (që vijnë nga pjesoret e foljeve) shprehin edhe kategoritë gramatikore të rasës, gjinisë dhe numrit.Nyjëzimi është një mënyrë prodhimtare edhe për formimin e emrave prejfoljorë të gjinisë asnjanëse e të gjinisë femërore, si: të ecurit, të menduarit, e qeshura.Konversioni është mënyra e formimit të fjalëve të reja me anë të së cilës një fjalë kalon nga një klasë fjalësh në një tjetër, pa parashtesa, prapashtesa dhe pa ndërrime tingujsh. Ky kalim i fjalës në një klasë tjetër fjalësh ndodh për shkak të kushteve sintaksore në të cilat përdoret ajo. Fjala e re është homonime me fjalën nga e cila ka dalë. Kur fjala kyç kalon nga klasa e emrave (kyçi i dorës) në klasën e mbiemrave (problem kyç) merr të gjitha kategoritë gramatikore të klasës së mbiemrave dhe jo më të emrave.Në gjuhën shqipe me konversion formohen si pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, ashtu edhe pjesë të ndryshueshme të saj. Gjejmë të formuar me konversion: emra, mbiemra, ndajfolje, parafjalë, lidhëza, pasthirrma dhe ndonjë përemër. Formohen me konversion:  Lexoni tekstin dhe gjeni disa fjalë që janë formuar me nyjëzim dhe konversion. Përcaktoni klasën e fjalëve së cilës i përkasin.64
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70