Page 68 - Demo
P. 68
Qyteti, larë nga shiu i natës, shkëlqente atë mëngjes. Historia për vajzën e re, shkruar nga pena e atij shkrimtari të madh, ishte ndër më të bukurat që u treguan. Kjo e vërtetë, thënë aq shpesh, kishte filluar ta lodhte. Dielli ngritur mbi majat e maleve e bënte peizazhin pranveror më të bukur se çdo pikturë. Ajo ishte vrarë nga sjellja e tij, por asnjëherë nuk e kuptuam arsyen e vërtetë.5 Bёni analizёn morfemore dhe morfologjike tё fjalёve tё nёnvizuara.Ai nёnshkruante, sipas ritualit tё njohur, pak i lodhur, disi i ftohtё me tё gjithё, tё panjohur e tё njohur. Kujtim nga Rudian Stefa. Ose miqёsisht nga R.St. Radha kishte njё solemnitet tё fshehtё. Pjesa mё e madhe kishin njё buzёqeshje tё veçantё, si tё huajtur nga njёri-tjetri. Tё njohurit, kur ishin tё pasigurt nёse i mbante mend, ia kujtonin. Njё pjesё e kёrkonin kushtimin me emёr. Tek-tuk ishin tё bujshmit. Kolegёt, natyrisht. Njё shok i kthyer nga Gjermania, njё tjetёr nga Kanadaja… S’arriti tё ngrinte kryet, kur e panjohurae kishte thёnё emrin: Linda B… Si i verbёr e ngriti librin me njёrёn dorё, ndёrsa kryet e mbante ulur. Ashtu qёndroi, duke pritur qё ajo ta kapte librin. Dhe ashtu ndodhi, vajza e kapi mё nё fund, dhe vetёm njё çast gishtat e tyre u pёrkitёn, tё ftohtё, nё atё terr e mosgjё.6 Gjeni fjalёt e formuara me nyjёzim dhe shpjegoni formimin e tyre.Tё menduarit ёshtё pasqyrim abstrakt i realitetit. Krahas të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit, të lexuarit është një aktivitet mjaft i rëndësishëm, burim kryesor njohurish, mjet ndërlidhjeje dhe komunikimi. Atje tej dёgjohej hingёllimi i dёshpёruar, i mallёngjyer, i ngjirur, i kёputur i njё kali.Nё kёtё tё ecur dhe nё tё folurin e plakut kishte diçka qё na kujtonte vitet tona tё rinisё. Fëmija ia plasi të qarit dhe vetëm atëherë ia vunë re sytë e skuqur. I hutuar kishte mbetur në mes të rrugës dhe nuk po dinte nga të shkonte. I dridhej trupi nga të ftohtët, era ishte e ftohtë dhe shiu kishte filluar të binte rrëmbyeshëm.7 Gjeni disa tituj artikujsh nëpër gazeta me fjalё tё formuara me nyjёzim dhekonversion. Diskutoni rreth formimit tё tyre dhe cilës klase fjalësh i përkasin.8 Formoni fjali me fjalёt: trim, punёtor, tiranas, i ri, dokumentar, ilir, kyç, plak, duke i pёrdorur njё herё si emra dhe njё herё si mbiemra. Bёni analizёn etyre morfologjike. Çfarё vini re?9 Shkruani një reportazh të shkurtër me temë: “Rrugëtimi i alfabetit shqip”.66

