Page 69 - Demo
P. 69


                                    TË DËGJUARIT Struktura NIVD e të dëgjuarit kritik Të dëgjuarit kritik e përthyen procesin e të dëgjuarit në katër pjesë:N: ndjesia; I: interpretimi, V: vlerësimi; D: detyra.Ndjesia (N) është ajo pjesë e të dëgjuarit kritik që lidhet vetëm me dëgjimin e fjalëve. Për ta realizuar si duhet atë, kërkohet kujdes dhe vëmendje, duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme.Interpretimi (I) është ajo pjesë e të dëgjuarit kritik që lidhet me të kuptuarit dhe të asimiluarit e materialit të dëgjuar në mënyrë personale. Kjo pjesë e procesit të të dëgjuarit kritik bazohet në modelet mendore që ka ndërtuar dëgjuesi, bazuar në njohuritë paraprake dhe në pohimet e pranuara përgjithësisht.Vlerësimi (V) është ajo pjesë e të dëgjuarit kritik që lidhet me gjykimin e materialit të dëgjuar, vlerësimin e “fakteve” të paraqitura dhe evidentimin e gabimeve strukturore në materialin e paraqitur.Detyra (D) është ajo pjesë e të dëgjuarit kritik që lidhet me klasifikimin e materialit të dëgjuar në material racional, të sinqertë, të denjë, bindës, me logjikë të fortë, të palogjikshëm, të rremë etj. Aftësi për të dëgjuarin kritikKur praktikoni të dëgjuarin kritik pikë së pari duhet të përqendroheni te fjalët e folësit dhe te mesazhi që po përcjell. Pra, mos u përqendroni te personi, mos e gjykoni atë. Përqendrohuni te ligjërimi i personit dhe te mesazhi që ai përcjell. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëni një vlerësim objektiv dhe të mbështetur në argumente të ligjërimit të tij.Pra, gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të kuptoni materialin e dëgjuar dhe kontekstin në të cilin është thënë ai. Vlerësimi i një materiali varet shumë nga mënyra se si e kuptoni atë dhe nga konteksti në të cilin është thënë ai. TË DËGJUARIT KRITIKÇfarë është të dëgjuarit kritik? Të dëgjuarit kritik është një aftësi që konsiston në vlerësimin e argumenteve të parashtruara nga të tjerët. Këtë aftësi mendohet se e zotërojnë dëgjuesit me aq përvojë dhe njohuri në fushën e materialit të dëgjuar, sa janë në gjendje të formojnë një opinion të vlefshëm rreth tij. Gjithsesi, të gjithë përpiqemi të dëgjojmë në mënyrë kritike edhe në ato raste kur fusha e materialit që dëgjojmë nuk përputhet me fushën/at e veprimtarisë njerëzore ku kemi njohuri. Për shembull, ne ushtrojmë të dëgjuarin kritik kur duhet të vendosim se për kë do të votojmë, pasi kemi përgjegjësi për të vlerësuar projektet që na parashtrojnë kandidatë të ndryshëm.67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73