Page 70 - Demo
P. 70


                                    1 Dëgjoni pyetjet dhe përgjigjuni pas leximit të parë.PYETJE PËRGJIGJE1. Sa muaj kanë 28 ditë?2. A mundet burri i një vejushe të martohet me motrën e saj?3. Kush është gruaja e babait të nënës suaj?4. Cila është fjala që mund të krijojmë me shkronjat e para të fjalëve: lojë, iriq, bukë, ëndërr, raft? 5. Cili është numri që po të pjesëtohet me 2 jep 30?6. Cila është rrokja e njëjtë e fjalëve: panxhar, kopan, pantallona?7. Cili është ai sport që është edhe mbiemri i një eksploruesi shumë të njohur?2 Pasi të dëgjoni këngën e regjistruar, plotësoni tabelën e mëposhtme.Si e ka titullin kënga që dëgjuat?Kush është këngëtari/ja?Mendon se zëri i tij/saj është i përshtatshëm për këtë këngë?Për çfarë flasin vargjet e këngës?Çfarë lloj kënge është?Çfarë duhet bërë që kjo këngë të këndohet më mirë?3 	Dëgjoni tekstin “Kushtet historike të fillesave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” dhepërgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Kur zë fill Rilindja Kombëtare Shqiptare?Pse u quajt Rilindje Kombëtare?Çfarë synonte të arrinte kjo lëvizje?Cilat ishin tiparet e organizmit luftarak të kësaj lëvizjeje?4 Dëgjoni tekstin dhe evidentoni dhjetë fjalë (terma) që i takojnë fushës së gjuhësisë. Shpjegoni kuptimin e tyre.5 Vlerësoni tekstin që dëgjuat në ushtrimin 4 duke e analizuar dhe interpretuar atë.USH T R I M ENë rast se keni paqartësi që ju pengojnë në procesin e të kuptuarit të materialit, mund të hetoni rreth tij. Në këtë mënyrë do t’i shtoni atij informacione të dobishme që do t’ju lehtësojnë procesin e të kuptuarit. Një mënyrë e mirë për të hetuar rreth një materiali të dëgjuar pyetjet: Si? Çfarë? Pse? Kur? Ku? Kush? Një nga aftësitë bazë për të realizuar me sukses të dëgjuarin kritik është analiza.Pra, kur vlerësoni një material, ju e analizoni atë dhe arrini të ndani e të dalloni çështjet, nënçështjet, detajet etj., për t’u thelluar më tej në shtresëzimet kuptimore të tij.68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74