Page 71 - Demo
P. 71
MORFOLOGJILexoni tekstin dhe nënvizoni fjalët jo të thjeshta. Çfarë vini re?Dielli qё po perёndonte pёrshkёndiste pjerrtazi harqet e urёs. Ajo gurёri e madhe ishte e gjitha nё pritje. Harqet dukej sikur do tё tё hanin. Do tё doja qё konstruktori tё shihte kёtё shkretim. Mirёpo jetimёria e urёs qё dukej sikur do tё ishte qindravjeçare, mori fund papritur ditёn e 29 tetorit. Midis rrёmujёs sё punimeve, i zymtё e i pashoqёrueshёm me njeri vёrtitej konstruktori…Nganjёherё nёn rrezet e diellit mbrёmёsor, koka e tij kuqalashe dukej sikur lёshonte shkёndijime djallёzore mes asaj baltisjeje tё pёrgjithshme. Koha mbajti mirё. Nё mbarim tё gjahut, nё kthim, nisi tё borёronte lehtё dhe vargu i gjahtarёve, ashtu, i pahitur nga bora, dukej edhe mё i bukur. Po, shumё pak ngjanin ata me kryezotёt e dikurshёm tё Arbrit, me ata tё largёtit, alpinёt, borёtarёt, mjegullkaltёrorёt, tё mbёshtjellё me njё shall tё madh.I. Kadare, “Ura me tri harqe”Nё gjuhёn shqipe ka fjalё tё cilat formohen nga bashkёveprimi nё tё njёjtёn kohё i dy apo mё shumё mënyrave të fjalëformimit.Më të zakonshmet janë:a. Përngjitje dhe prapashtesim. Formohen fjalë të reja me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht. Përngjitet një tog parafjalor ose një trajtë foljore, duke marrë edhe një prapashtesë: parafjalë + emër dhe një prapashtesë: mëditje, mëkëmbës, nëndetëse, nëpunës, pagjumësi, pakujdesi, përshpirtje etj.; numëror (ose përemri i pacaktuar shumë) + emër me prapashtesën –sh(e): trekëndësh, shumëkëmbësh, gjashtërrokësh etj.;b. Kompozim dhe prapashtesimMe këtë mënyrë formohen emra nga kompozimi i një togfjalëshi frazeologjik, të cilit i shtohet një prapashtesë. P.sh.: pjesëmarrës (marr pjesë), marrëveshje (marr vesh), apo ndajfolje si: këmbadoras etj.c. Nyjëzim dhe prapashtesim. Me anë të kësaj mënyre fjalëformimi është pasuruar shumë klasa e mbiemrave të gjuhës shqipe: i hekurt, i artë, i zakonshëm, i sotëm, i thyeshёm etj. d. Nyjëzim dhe parashteso-prapashtesim. Formohen mbiemra nga tema fjalëformuese emërore, ndajfoljore dhe përemërore: i përciptë, i përpiktë, i përvajshëm, i përgjithshëm etj.MËNYRAT E PËRZIERA TË FORMIMIT TË FJALËVEDuhen dalluar fjalët që formohen me kompozim dhe prapashtesim nga kompozitat e mirëfillta. Në disa raste si: liridashës, marrëveshje, ky dallim nuk është i vështirë të bëhet, sepse në gjuhën shqipe nuk ka fjalë dashës apo veshje (si formim nga emri vesh). Zakonisht formimet me kompozim dhe prapashtesim dalin prej lokucionesh foljore, prandaj fjala pjesëmarrës ka kuptimin: “ai që merr pjesë“.Kujdes!1 Dëgjoni pyetjet dhe përgjigjuni pas leximit të parë.PYETJE PËRGJIGJE1. Sa muaj kanë 28 ditë?2. A mundet burri i një vejushe të martohet me motrën e saj?3. Kush është gruaja e babait të nënës suaj?4. Cila është fjala që mund të krijojmë me shkronjat e para të fjalëve: lojë, iriq, bukë, ëndërr, raft? 5. Cili është numri që po të pjesëtohet me 2 jep 30?6. Cila është rrokja e njëjtë e fjalëve: panxhar, kopan, pantallona?7. Cili është ai sport që është edhe mbiemri i një eksploruesi shumë të njohur?2 Pasi të dëgjoni këngën e regjistruar, plotësoni tabelën e mëposhtme.Si e ka titullin kënga që dëgjuat?Kush është këngëtari/ja?Mendon se zëri i tij/saj është i përshtatshëm për këtë këngë?Për çfarë flasin vargjet e këngës?Çfarë lloj kënge është?Çfarë duhet bërë që kjo këngë të këndohet më mirë?3 Dëgjoni tekstin “Kushtet historike të fillesave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” dhepërgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Kur zë fill Rilindja Kombëtare Shqiptare?Pse u quajt Rilindje Kombëtare?Çfarë synonte të arrinte kjo lëvizje?Cilat ishin tiparet e organizmit luftarak të kësaj lëvizjeje?4 Dëgjoni tekstin dhe evidentoni dhjetë fjalë (terma) që i takojnë fushës së gjuhësisë. Shpjegoni kuptimin e tyre.5 Vlerësoni tekstin që dëgjuat në ushtrimin 4 duke e analizuar dhe interpretuar atë.USH T R I M E69

