Page 73 - Demo
P. 73
nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet kulturore-artistike në TV etj., shkurt nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij, më saktë rileximi i tij përbën vetvetiu një “akt të zgjedhur”. 5 Gjeni fjalët jo të thjeshta dhe tregoni se si janë formuar.Dielli çapitej në shtjellje të përgjakura rrezesh të shtyra në pragmuzg.Nga pusi tej fshatit vinin melodi, ritme vallesh. Më pas gjithçka u fashit… Nata e qetuar e mbështolli gjithësinë me krahët e saj të butë. Mbi supet e bregoreve, hëna e argjendtë zbulonte ëmbël e buzagaz fytyrën e saj të plotë. Pas malesh shkrepi dielli flokartë, që hodhi rrezet e tij të zjarrta mbi udhën që gjarpëronte deri tutje në horizont. 6 Shfletoni “Fjalorin e gjuhёs shqipe” dhe gjeni tё gjitha formimet eprejardhura nga rrёnjёt: hap dhe bёj. Diskutoni rreth tipave të fjalëformimit.7 Në tekstin e mëposhtëm gjeni fjalët që kanë të njëjtën rrënjë dhe tregoni:a. mënyrën e formimit të tyre;b. cilës klase fjalësh i përkasin.Plaku hapi derën dhe, pa kuptuar, iu përvijua një buzëqeshje e lehtë. Lulet e mbjella rishtas po lulëzonin tërë njomështi. Nga toka e ujitur ngrihej një avull i lehtë që i jepte lulishtes një pamje të çuditshme fëminore. Larg, dëgjohej kënga e shtruar e një zogu këngëtar. Dora e plakur e lulishtarit u afrua pranë veshit si për të dëgjuar më mirë këngën e zogut dhe zhurmën e lehtë të ujit. “Këndon natyra, – mendoi, – këndon jeta si fëmijët.” Aty pranë, mes petaleve të holla të një luleje të njomë, erdhi e qëndroi lehtësisht një bletë, pastaj iku tutje. Sytë e plakut e ndoqën sikur të mos kishin parë kurrë bletë në lulishten e tij. Buzëqeshi tek mendoi sa të vërteta ishin fjalët miqësore të prindërve që shoqëronin fëmijët pasditeve aty: “Ju lulishtarët nuk e ndieni pleqërinë”.8 Shkruani një ese në të cilën të përdorni fjalë të formuara me mënyrat e përziera të fjalëformimit.71

