Page 76 - Demo
P. 76
TË LEXUARITTekstet udhëzuese janë tekste që përmbajnë udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet kryer një veprim i caktuar dhe për rendin e hapave të nevojshëm që duhen ndërmarrë. Disa lloje tekstesh udhëzuese janë manualët e përdorimit, doracakët, udhëzuesit, recetat, fletushkat që shoqërojnë pajisjet elektronike etj. Teknikat e shkrimit të tekstit udhëzuesPër të shkruar një tekst udhëzues duhet njohur mirë objekti për të cilin do të japim udhëzimet. Çdo hap i nevojshëm duhet dhënë me fjalët e duhura dhe pa e tepruar me shpjegime apo përshkrime. Ato veprime që janë të kuptueshme nuk është e nevojshme të përfshihen në tekst. Për shembull, nuk është e nevojshme që për të thënë “shkarkoni programin nga faqja e caktuar e internetit”, të keni thënë më parë “ndizni kompjuterin”, “lidhuni me internetin”, “hapni browser-in” etj., pasi lexuesi është në gjendje që ta kuptojë kryerjen e këtyre hapave. Tekstet udhëzuese mund të shoqërohen me elemente pamore që u vijnë në ndihmë lexuesve për zbatimin e udhëzimeve. Për shkrimin e teksteve udhëzuese, duhet të kihen mirë parasysh karakteristikat strukturore e gjuhësore të këtij lloj teksti. Karakteristika strukturore të tekstit udhëzuesNë një tekst udhëzues dallohet qëllimi për të cilin shërben teksti. Ky qëllim mund të bëhet i ditur që në titull ose në fjalinë e parë të tekstit.“Udhëzime për aplikuesit nga jashtë shtetit” “Instalimi i programit”Po ashtu, teksti mund të përmbajë një listë materialesh të nevojshme për t’u përdorur.Telekomanda, bateri, antenë Krahas tyre, teksti paraqet udhëzime të njëpasnjëshme në formën e hapave që duhen ndjekur sipas radhës. Hapat rreshtohen në mënyrë logjike, zakonisht kronologjikisht dhe numërtohen.Tekstet udhëzuese shpesh shoqërohen me figura, ilustrime, tabela, skica apo simbole që shërbejnë për t’i kuptuar dhe zbatuar më lehtë udhëzimet. Në disa raste, teksti udhëzues mund të shoqërohet me fjalorth që shpjegon fjalët teknike të përdorura. Karakteristika gjuhësore të tekstit udhëzuesGjuha duhet të jetë e drejtpërdrejtë, sepse në këtë lloj teksti nuk ka vend për kuptime të figurshme. Fjalitë e teksteve udhëzuese janë të shkurtra dhe të thjeshta. Ato zakonisht fillojnë me folje që përdoren në mënyrën urdhërore dhe tregojnë vargun e veprimeve që duhen kryer. P.sh.:Shpëlajeni furçën pas çdo përdorimi. Hiqeni kokën e furçës dhe pastrojeni një herë në javë.Në disa raste foljet mund të përdoren edhe në mënyrën dëftore në kohën e tashme, veta e parë TEKSTET UDHËZUESE74

