Page 78 - Demo
P. 78


                                    Paraqitni këto dokumente: formularin e aplikimit; një letër ku të shprehni interesin për të studiuar në Suedi; dëshminë e duhur që provon se njihni gjuhën angleze; dëftesën e shkollës së mesme.4. Prisni që të njoftoheni për pranimin.Pasi të mbarojë afati i aplikimeve, aplikimi do të kalojë nëpër procedura përzgjedhjeje në universitete dhe, bazuar në kritere si rezultatet e aplikantëve dhe jetëshkrimet e tyre, do të përcaktohen fituesit. Gjatë kësaj kohe merruni me aktivitet fizik që mban larg stresin dhe kontrolloni me kujdes çdo ditë e-mail-in tuaj.3 Përgjigjuni pyetjeve në lidhje me tekstin “Si të aplikoni për shkollë të lartë në Suedi”.Cili është qëllimi i këtij teksti?Cila është audienca e synuar e tekstit? A është ky informacion i mjaftueshëm? Në çfarë mënyre do të kërkonit informacion shtesë dhe për çfarë çështjesh?4 Shkruani një tekst të ngjashëm udhëzues ku të tregoni hap pas hapi procedurën që duhet ndjekur për të aplikuar për shkollë të lartë në Shqipëri. Mbështetuni në ato informacione që ju keni marrë nga shkolla juaj në lidhje me këtë proces, ose merrni të dhëna nga faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit. Shoqërojeni tekstin tuaj me imazhet e nevojshme ilustruese nëse ka të tilla.5 Shndërrojeni tekstin e mësipërm udhëzues në një tekst rrëfyes, në të cilin të tregoni ngjarjen e aplikimit për shkollë të lartë nga ana e një maturanti. Kujdesuni që teksti të pasqyrojë sa më tepër karakteristika gjuhësore e stilistike të tekstit rrëfyes. 76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82