Page 80 - Demo
P. 80
3D Touch: Për të hapur një libër nga ekrani “Home”, shtypni “iBooks”, më pas zgjidhni nga menuja e librave të hapur së fundi. Shikoni 3D Touch.Hapja e një libri: Prekni “My Books” në fund të ekranit, më pas prekni librin që dëshironi të lexoni. Nëse nuk e shihni atë në raftin e librave ku ndodheni, rrëshqitni majtas ose djathtas për të parë koleksionet e tjera.Shfaqja e opsioneve: Prekni pranë qendrës së një faqeje. Jo të gjithë librat kanë opsione të njëjta, por mund të bëni disa veprime si: kërkimi, vështrimi i pasqyrës së lëndës dhe shënimi i faqes.Mbyllja e një libri: Prekni ose bashkoni gishtat në faqe.Zmadhimi i një imazhi: Prekni imazhin një herë në mënyrë që ai të zmadhohet. Për disa libra duhet që imazhin ta prekni dy herë radhazi.Leximi sipas kolonave: Në librat që jua mundësojnë një veprim të tillë, prekni dy herë një kolonë teksti për ta zmadhuar, më pas rrëshqitni lart ose në të majtë për të lëvizur te kolona tjetër.Vajtja në faqe të caktuara: Përdorni kontrollet e lundrimit të faqes në fund të ekranit. Ose prekni , vendosni një numër faqeje, më pas prekni numrin e faqes te rezultatet e kërkimit.Gjetja e një përkufizimi: Prekni dhe mbani prekur një fjalë, pastaj prekni “Look Up”. (Përkufizimet nuk janë të disponueshmepër të gjitha gjuhët.)Ndërveprimi me multimedian: Nëse një libër ka elemente interaktive, të tilla si filmime, prezantime ose objekte 3D, mund t’u qaseni atyre duke prekur, rrëshqitur ose bashkuar gishtat. Për të parë një element në ekran të plotë, hapni dy gishtat që prekin ekranin. Mbyllni gishtat për t’u kthyer te faqja.Mbajtja shënim e një faqeje interesante: Prekni për të shtuar një faqeshënues. Prekeni këtë shenjë sërish për ta hequr. Për të parë të gjithë faqeshënuesit tuaj, prekni , më pas prekni “Bookmarks”.Shënim: Nuk ju nevojitet të shtoni një faqeshënues që t’u tregojë deri në cilën faqe keni arritur, pasi ruhet automatikisht.Për të parë faqeshënuesit në të gjitha pajisjet tuaja: Shkoni te “Settings > iBooks”, më pas aktivizoni “Sync Bookmarks and Notes”.Mos harroni pjesët interesante: Disa libra ju lejojnë të bëni nënvizime dhe shënime. Për të shtuar një nënvizim, mbani prekur një fjalë, më pas hiqni gishtin për të bërë nënvizimin. Për të shtuar një shënim, prekni dy herë një fjalë për ta zgjedhur atë, lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen, më pas prekni “Note”.Për të rishikuar shënimet, prekni për librat që mbështesin shënimet e studimit ose prekni , më pas prekni “Notes”.Shpërndarja e pjesëve interesante: Prekni tekstin e nënvizuar, më pas prekni . Ose zgjidhni tekstin, më pas prekni “Share”. Nëse libri është nga “iBooks Store”, përfshihet automatikisht një link që ju mundëson ta shpërndani pjesën interesante. (Ky veprim mund të mos kryhet dot në të gjitha rajonet ku përdoret telefoni “Apple”.)Shpërndarja e linkut të një libri: Prekni pranë qendrës së një faqeje për të shfaqur kontrollet më pas prekni .Ndryshimi i mënyrës si duket një libër: Disa libra ju lejojnë të ndryshoni fontin (llojin e shkrimit), përmasën e fontit dhe ngjyrën e faqes. (Prekni .) Ju mund të ndryshoni gjithashtu qendërzimin ose ndarjen me vijë te “Settings > iBooks”. 78

