Page 82 - Demo
P. 82
1 Pasi të keni lexuar me vëmendje tekstin udhëzues, shënoni me ✓ pohimet e sakta. Korrigjoni pohimet e pasakta. Për të lexuar një libër në telefon, duhet ta fotografoni librin faqe më faqe dhe ta ruani në galerinë e fotove. Siri është asistenti virtuoz që ju ndihmon në dyqanet ku blihen libra online.Kur një libër që po kërkoni nuk ju shfaqet në një koleksion, duhet kërkuar në koleksionet e tjera.Nëse nuk e kuptoni një prej fjalëve të tekstit mund ta gjeni atë përmes funksionit “LookUp”.Faqeshënuesi shërben për të mos ngatërruar faqen ku keni arritur, në rast se e mbyllni librin. Nëse lexoni diçka interesante, ju mund ta shpërndani te miqtë tuaj përmes fotografimit të pjesës.Formati i disa librave ju lejon që ndërsa lexoni të ndryshoni llojin e shkrimit (fontit), ngjyrën e tij, ngjyrën e faqes së librit dhe ndriçimin e ekranit të telefonit. Librat mund t’i sistemoni disa herë, duke i pozicionuar ato në koleksione të ndryshme. Aplikacioni iBooks ju mundëson të fshini të gjitha aplikacionet e tjera që ju shqetësojnë teksa lexoni. 2 Cilat janë karakteristikat gjuhësore të këtij teksti që na bëjnë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një tekst udhëzues?3 Si janë radhitur hapat që përshkruan teksti në lidhje me organizimin e librave në telefon? A do të kishte kuptim teksti nëse hapat do të radhiteshin ndryshe?4 Gjeni në tekst termat që lidhen me fushën teknike.5 Hartoni një fjalorth të shkurtër me këta terma, duke u këshilluar edhe me tekstet e informatikës.6 a) Çfarë roli luajnë imazhet dhe ikonat në këtë tekst udhëzues?b) Shprehni vlerësimin tuaj: A i plotëson teksti nevojat e lexuesit që e lexon këtë udhëzim?7 A e përdorni telefonin tuaj celular për të lexuar shtypin apo libra të ndryshëm?8 Shkruani një tekst udhëzues për një nga çështjet e mëposhtme.a) Mënyra se si mund të instalohet në telefon ose kompjuter një aplikacion që ju e përdorni shpesh.b) Mënyra se si mund të dërgohet një mesazh zanor përmes aplikacioneve “whatsapp” ose “viber”.c) Mënyra se si mund të krijohet një adresë e-mail-i. USH T R I M E80

