Page 83 - Demo
P. 83
SINTAKSËNdryshe nga fjalitë me bashkërenditje, ku pjesët vendosen në marrëdhënie barazie mes tyre, në fjalitë e përbëra me nënrenditje, pjesët e fjalisë vendosen në marrëdhënie varësie, domethënë njëra pjesë varet prej pjesës tjetër. Mënyra si realizohet lidhja e varësisë varet nga lloji i foljes së pjesës drejtuese dhe nga marrëdhënia që vendoset mes saj dhe pjesës së varur.Pra, pjesa e varur e fiton rolin e saj nga pjesa drejtuese dhe jo anasjellas. Për ta kuptuar më mirë këtë, le të analizojmë vlerën e një fjalie, si: Kur niset treni?E marrë më vete, ajo është një fjali e thjeshtë pyetëse, por nëse e lidhim me një fjali tjetër brenda një fjalie të përbërë, ajo shndërrohet në një pjesë përbërëse të kësaj fjalie të përbërë. Nga mënyra se si lidhet me pjesën tjetër, ajo mund të fitojë rolin e një pjese fjalie me:bashkërenditje: Ku është stacioni dhe kur niset treni?nënrenditje ftilluese: Nuk e di kur niset treni.nënrenditje kohore: Të gjithë ikin sa andej-këndej, kur niset treni.FJALITË E PËRBËRA ME PJESË TË NËNRENDITUR FTILLUESENga shembujt e mësipërm kuptojmë se pjesa e fjalisë nuk ka rol në vetvete, sepse në të tria rastet është e njëjtë (“kur niset treni”), por fiton vlerë të ndryshme në varësi të lidhjes që vendos me pjesën tjetër. Veçori kryesore e fjalive me nënrenditje ftilluese është fakti se në to, pjesa e varur lidhet drejtpërdrejt me foljen e pjesës kryesore, jo në kuptimin që e ndjek menjëherë atë, por sepse është e domosdoshme për të, pra e plotëson kuptimin e saj: çfarë nuk di? – (nuk di) kur niset treni. Siç është analizuar më parë, foljet klasifikohen edhe në bazë të kërkesave që shtrojnë për t’u plotësuar ose jo me kryefjalë dhe me kundrinorë dhe, sipas këtij kriteri, folja “di” kërkon kryefjalë dhe kundrinor: Dikush di diçka. 81

