Page 84 - Demo
P. 84
Nga ana tjetër, folja “ik” kërkon kryefjalë, por nuk pranon kundrinor të drejtë. Pjesa e fjalisë “Të gjithë ikin” mund të qëndrojë më vete ose mund të marrë disa rrethanorë:Të gjithë ikin me nxitim, sa andej-këndej, si të çorientuar.Pra, për këtë kategori foljeje, mund të shtojmë disa rrethanorë të ndryshëm, por jo kundrinor. Këtë tipar të foljes e vërejmë:A. kur ajo lidhet me një gjymtyrë fjalie:kundrinor: Nuk e di orarin.rrethanor: Të gjithë largohen me nxitim.B. kur lidhet me një pjesë fjalie:pjesë e varur ftilluese: Nuk e di kur niset treni.pjesë e varur rrethanore: Të gjithë largohen me nxitim, kur niset treni.Llojet e fjalive ftillueseFjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur ftilluese grupohen në dy lloje: kundrinore;kryefjalore.Pjesët e nënrenditura ftilluese janë kundrinore, kur plotësojnë nevojën e foljes së pjesës kryesore për një kundrinor.Arbri na premtoi se do të kthehej shpejt.Në këtë fjali të përbërë dallojmë dy pjesë: pjesën kryesore (“Arbri na premtoi”) dhe pjesën e varur ftilluese (“se do të kthehej shpejt”).Folja e pjesës kryesore “premtoi” kërkon një kryefjalë dhe një kundrinor. Kryefjala është e shprehur në pjesën kryesore me fjalën “Arbri”, ndërsa kundrinori nuk shprehet në pjesën kryesore, por rolin e tij e kryen e gjithë pjesa e varur: çfarë na premtoi? “se do të kthehej shpejt”. Këto dy pjesë lidhen me anë të lidhëzës ftilluese “se”. Pjesët e një fjalie të përbërë ftilluese mund të lidhen edhe pa ndihmën e një lidhëze, çka do të thotë se lidhëza është vetëm një ndër mjetet e lidhjes së tyre, por jo e vetmja.Shpresoj të jesh mirë.Në këtë fjali të përbërë dallojmë pjesën kryesore (“shpresoj”) dhe pjesën e varur ftilluese kundrinore (“të jesh mirë”). Këto pjesë lidhen pa ndihmën e një lidhëze, sepse lidhja e vërtetë sintaksore qëndron mes foljes së pjesës kryesore dhe vlerës kundrinore të pjesës së varur që kërkohet nga kjo folje. Edhe pse lidhëza mungon ajo mund të shtohet:82

