Page 85 - Demo
P. 85


                                    Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur ftilluese kryefjaloreAshtu si pjesa e nënrenditur ftilluese kundrinore, edhe ajo kryefjalore lidhet drejtpërdrejt me foljen e pjesës kryesore duke luajtur rolin e kryefjalës që kërkon kjo folje:Është urgjente kjo punë.Është urgjente të vish.Në shembullin e parë, kryefjala është e shprehur si gjymtyrë fjalie, me anë të grupit “kjo punë”: ç’është urgjente? “kjo punë” (kryefjalë)Në shembullin e dytë, rolin e kryefjalës e luan pjesa e varur ftilluese:Ç’është urgjente? “të vish” (pjesë e varur kryefjalore).Këto dy pjesë janë lidhur pa lidhëz, por atë mund ta shtojmë:Është urgjente që të vish.Siç u vu në dukje edhe më sipër, duhet theksuar se ka mënyra të ndryshme se si folja plotësohet me fjalë, grupe fjalësh, apo pjesë fjalish për të përmbushur nevojën e saj për kryefjalë: këtë. (kundrinor i drejtë) sa ishte ora. (pjesë e varur kundrinore, pa lidhëz)Më pyeti se sa ishte ora. (pjesë e varur kundrinore me lidhëz) nëse mund t’i tregoja orën. (pjesë kundrinore si pyetje e zhdrejtë) “Sa është ora?” (pjesë kundrinore, pyetëse e drejtë) asgjë. (kryefjalë) kush ishte. (pjesë e varur kundrinore, pa lidhëz)S’dihej se kush ishte. (pjesë e varur kundrinore me lidhëz) në ishte i vëllai apo jo. (pjesë kundrinore si pyetje e zhdrejtë)Shpresoj që të jesh mirë.Zakonisht, pjesa kryesore apo drejtuese i paraprin pjesës së varur, por rendi mund të jetë edhe i përmbysur, pra pjesë e varur – pjesë kryesore, si në shembullin:Që kjo nuk është e vërtetë, e dimë të gjithë.Është e nevojshme të theksojmë se ka mënyra të ndryshme se si folja plotësohet me fjalë, grupe fjalësh, apo pjesë fjalish për të përmbushur nevojën e saj për kundrinor: 83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89