Page 87 - Demo
P. 87
TË SHKRUARITPlanifikimiNë fazën e planifikimit të udhëzimeve, është e rëndësishme që të dini me saktësi se si realizohet procesi për të cilin do të jepni udhëzime.Duhet ta keni të qartë se për kë dhe përse po i shkruani udhëzimet. Disa lloj udhëzimesh duhet të jenë të shkurtra dhe të thjeshta, ndërsa disa të tjera kërkohet që të jenë më të ndërlikuara.Nga ana tjetër, duhet ta njihni mirë audiencën për të cilën po i shkruani udhëzimet, me qëllim që të dini se çfarë lloj informacioni mund të jetë i kuptueshëm prej tyre.Në këtë fazë duhet të planifikoni edhe rendin e paraqitjes së udhëzimeve.Hyrja e udhëzimeve duhet të paraqesë shkurtimisht se përse duhen këto udhëzime që po shkruani dhe kujt do t’i shërbejnë ato.Shtjellimi do të përshkruajë të gjithë hapat e udhëzimeve.Përfundimi mund të përmbajë mënyrën se si do të zbatohen këto udhëzime.HartimiMbani mend se teksti që po shkruani në këtë etapë të procesit të të shkruarit, nuk është në formën e tij përfundimtare, pasi gjatë punës mund t’ju duhet të hiqni, të fshini dhe të shtoni detaje në tekst.Gjuha duhet të jetë sa më e qartë dhe pa nuanca të shumëfishta kuptimore ose emocionale.Udhëzimet sugjerohet të jenë të shkurta dhe të kuptueshme.Secili udhëzim, si rregull, duhet të nisë me një folje. Kjo pasi në çdo hap, lexuesi/audienca e udhëzimeve, duhet të bëjë diçka.Udhëzimet duhet të ndjekin një linjë logjike.Nëse mendoni se audienca nuk ka njohuri të mjaftueshme për një çështje të caktuar, jepini ato njohuri përmes disa shënimeve të shkurtra sqaruese.Përdorni sa më pak fjali mohore. Zëvendësojini shprehjet e tipit: “Mos e vini printerin në prizë para se të mbyllni kapakun…” me fjali pohore, si: “Vëreni printerin në prizë, pasi të keni mbyllur kapakun.”SHKRIMI I UDHËZIMEVE PËR PËRDORIMIN E NJË PAJISJEJE OSE PROGRAMI KOMPJUTERIKShpesh, për hir të mbarëvajtjes së punëve dhe veprimtarive tona të përditshme, është e nevojshme që të ndiqen dhe të zbatohen udhëzime për përdorimin e një pajisjeje ose programi kompjuterik. Këto udhëzime përmbajnë shpjegime ose porosi që kanë të bëjnë me mënyrën si duhet të veprohet për të kryer një punë të caktuar.85

