Page 88 - Demo
P. 88
Përdorni folje në formën veprore dhe sa më pak në formën joveprore.Shmangni shprehjet që tregojnë pëlqimet dhe shijet tuaja në lidhje me udhëzimet që po jepni. Zbatoni me përpikëri rregullat gramatikore dhe drejtshkrimore të shqipes.Rishikimi i tekstitKontrolli i përmbajtjesGjatë këtij leximi, ju duhet t’i bëni vetes disa pyetje, si: A është shkruar qartë çdo udhëzim, në mënyrë që lexuesi/ audienca ta kuptojë lehtësisht dhe ta zbatojë atë?A është i logjikshëm kalimi nga një udhëzim te tjetri? A ka detaje të tepërta teksti juaj? A janë paraqitur udhëzimet pa dhënë qëndrime subjektive?Kontrolli i formësA është përdorur stili i duhur gjuhësor? A keni përdorur folje në formën veprore? A i keni zbatuar me përpikëri rregullat e drejtshkrimit dhe shenjat e pikësimit?Për të riparë udhëzimet mund të provoni që t’i zbatoni ato hap pas hapi, ose mund t’i kërkoni një mikut tuaj që t’i lexojë dhe t’i zbatojë ato për të provuar, nëse janë mjaftueshëm të qarta dhe të kuptueshme.Në përfundim të këtij hapi të tretë dhe të fundit, shkrimi i udhëzimeve kryhet plotësisht me hedhjen e tekstit në të pastër, qoftë në letër, qoftë në kompjuter, në varësi të mënyrës se si ato duhen paraqitur.Lexoni udhëzimet e mëposhtme të cilat paraqesin se si duhet të veproni: për të lidhur një aparat fotografik me kompjuterin tuaj;për të instaluar driver-in e një pajisjeje nga CD-ja;për të instaluar një pajisje të re në kompjuter.Për të lidhur një aparat fotografik me kompjuterin veproni si më poshtë:1. Lidhni aparatin me kompjuterin, duke vendosur kabllot në portat e posaçme të secilës pajisje.2. Nëse lidhja fizike e kompjuterit me aparatin fotografik është bërë siç duhet, në ekran do të shfaqet një dritare, e cila ju jep disa mundësi për të shkarkuar fotografitë. Më pas ndiqni udhëzimet përkatëse.Zakonisht kompjuterat e rinj e njohin automatikisht aparatin fotografik (sapo e lidhni atë me kompjuterin), pa kërkuar të instaloni ndonjë program të veçantë. Nëse kompjuteri nuk e njehaparatin fotografik, atëherë ju duhet të instaloni driver-at e aparatit.86

