Page 89 - Demo
P. 89


                                    Për të instaluar driver-in e një pajisjeje nga CD-jandjekim këta hapa:1. Vendosim CD-në në CD-driver-in e kompjuterit.2. Ndjekim udhëzimet përkatëse në dritaren e instalimit që hapet.3. Nëse dritarja nuk shfaqet, shtypim butonin Start/ My Computer ose Computer dhe klikojmë në CD drive dhe më pas ndjekim udhëzimet përkatëse.Në rast se nuk e keni CD-në, vetë sistemi Windows kërkon automatikisht për driver-at e pajisjeve përkatëse, mjafton që kompjuteri të lidhet me internetin.Për të instaluar një pajisje të re në kompjuter veproni në këtë mënyrë:1. Hapni Device Manager.2. Në ekran shfaqet dritarja Wizard Install new hardware; në qoftë se Windows zbulon hardware-in e ri, ndiqni hapat sipas udhëzimeve që jepen në vijim.3. Pas instalimit të driver-it, ristartoni kompjuterin.Nëse pajisja ndodhet në listën ekzistuese, mjafton të bëni Update-in e driver-it të saj sipas këtyre hapave:1. Hapni Device Manager dhe zgjidhni pajisjen.2. Klikoni me të majtën ikonën e pajisjes dhe pastaj Properties.3. Në këtë dritare klikoni butonin Driver.4. Shtypni butonin Update Driver.5. Pas instalimit të driver-it, ristartoni kompjuterin.Shkruani udhëzimet e nevojshme për përdorimin e një pajisjeje elektronike që e njihni mirë.Shkruani udhëzime për përdorimin e një programi, si p.sh.: Adobe Acrobat.Shkruani udhëzime se si të blini online në mënyrë të sigurt.87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93