Page 90 - Demo
P. 90


                                    SINTAKSËNë fjalitë e përbëra me nënrenditje rrethanore, pjesa e varur përgjithësisht shpreh një rrethanë të kryerjes së veprimit në pjesën kryesore. Pra, në pjesën kryesore shprehet një fakt, të cilit, në pjesën e varur i shtohen rrethana të ndryshme që mund të shprehin:shkak: Nuk dola, sepse binte shi.kohë: Nuk dal kur bie shi.vend: Ku bie shi, gjithçka përtërihet.qëllim: A mund t’i modifikojë njeriu kushtet, që të bjerë shi?mënyrë: E mbante çadrën hapur, si të ishte duke rënë shi.lejim: Nuk e hapte çadrën, ndonëse binte shi.kusht: Po të jetë duke rënë shi, mos dil!krahasim: Më shumë gjëmonte sesa binte shi.rrjedhojë: Vinte nga shkretëtira, ndaj ishte si shi me baltë.Nga lloji i rrethanës që shprehin, pjesët e varura marrin edhe emërtimet përkatëse, si pjesë e varur: shkakore, kohore, vendore, qëllimore, mënyrore, lejore, kushtore, krahasore dhe rrjedhimore. Për tiparet e përgjithshme dhe mjetet lidhëse, po risjellim një tabelë përmbledhëse, si më poshtë:FJALIA E PËRBËRË ME PJESË TË NËNRENDITUR RRETHANOREFjali me pjesë të varur rrethanorePërshkrimi dhe tiparet dalluese Mjete lidhëse Shembull fjaliekohore Tregon kohën kur ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.kur, ndërsa, gjersa, pasi, para, para se, ndërkohë që etj.Ra heshtja, kur filloi të fliste ai.vendore Tregon vendin ku ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.ku, kudo që, ngado që, te/tek, nga etj.Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.shkakore Tregon arsyen, shkakun pse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.se, sepse, ngaqë, duke qenë se, për shkak se, për arsye se etj.Nuk e pranuan, sepse ishte i vogël.qëllimore Tregon qëllimin përse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.që, me qëllim që, në mënyrë që.Duhet të punosh fort që të kesh rezultate të mira.88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94