Page 91 - Demo
P. 91


                                    Fjali me pjesë të varur rrethanorePërshkrimi dhe tiparet dalluese Mjete lidhëse Shembull fjaliekohore Tregon kohën kur ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.kur, ndërsa, gjersa, pasi, para, para se, ndërkohë që etj.Ra heshtja, kur filloi të fliste ai.vendore Tregon vendin ku ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.ku, kudo që, ngado që, te/tek, nga etj.Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.shkakore Tregon arsyen, shkakun pse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.se, sepse, ngaqë, duke qenë se, për shkak se, për arsye se etj.Nuk e pranuan, sepse ishte i vogël.qëllimore Tregon qëllimin përse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.që, me qëllim që, në mënyrë që.Duhet të punosh fort që të kesh rezultate të mira.Duhet pasur parasysh që fjalitë e përbëra kanë së paku dy pjesë, por ato mund të kenë në përbërjen e tyre disa të tilla. Kështu, fjalia drejtuese mund të marrë dy apo më shumë pjesë të varura:Kur trokitën, nëna u ngrit që të hapte derën.Pjesa drejtuese: nëna u ngrit (kur?) kur trokitën – pjesë e varur kohore (përse?) që të hapte derën – pjesë e varur qëllimorePo ashtu, një pjesë e varur mund të shërbejë si pjesë drejtuese për një fjali tjetër:mënyrore Tregon mënyrën se si ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.si, siç, sikur, sikurse, ashtu, ashtu si etj.Sillu si i ka hije njeriut.krahasore Veprimi apo gjendja për të cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese ilustrohet me anë të një krahasimi në fjalinë e varur.sa, aq sa, po aq sa, sa ç’, nga ç’, mësa etj.Më mirë të punosh kot, se të rrish kot.kushtore Tregon kushtin nga i cili varet kryerja ose moskryerja e veprimit të shprehur në pjesën kryesore.në, nëse, në qoftë se, po, po qe se, po të jetë se, me kusht që etj.Po të kisha mundësi, do t’i sillesha rreth e qark botës.lejore Veprimi apo gjendja që shprehet në pjesën e varur pritet të bëhet pengesë për atë të fjalisë drejtuese, por, në të vërtetë, veprimi kryhet.ndonëse, sido që, sado që, edhe pse, kushdo etj.Sido që të jetë, do të nisemi.rrjedhimore Shprehet marrëdhënia mes faktit a ngjarjes së shprehur në fjalinë kryesore dhe përfundimit logjik të saj, të shprehur në fjalinë e varur.ndaj, prandaj, për pasojë, për rrjedhojë, saqë, aq sa, kështu që etj.Nuk ishin as gjysma e anëtarëve, kështu që mbledhja u anulua. Nëse dëgjoni një zhurmë, si të ishte duke u thyer diçka, fikeni menjëherë pajisjen. Në këtë fjali, si fjali drejtuese shërben pjesa “fikeni menjëherë pajisjen”. Prej saj varet pjesa kushtore “nëse dëgjoni një zhurmë” dhe kjo e fundit shërben si pjesë drejtuese për pjesën tjetër të varur “si të ishte duke u thyer diçka”. Ndryshe nga fjalitë e përbëra me nënrenditje ftilluese, në fjalitë e nënrenditura rrethanore, pjesa e varur nuk është e domosdoshme për plotësimin e foljes së pjesës kryesore. Në shumë raste, pjesët mund të qëndrojnë si fjali me vete, gjë që është e pamundur në fjalitë ftilluese. 89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95