Page 92 - Demo
P. 92


                                    1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar. Në një fjali të përbërë mund të ketë pjesë të varura rrethanore dhe ftilluese. Pjesa e varur e fiton rolin e saj në varësi të marrëdhënies që vendos me pjesën drejtuese. Pjesët e varura rrethanore emërtohen në varësi të rrethanës që shprehin.  Pjesët e varura rrethanore, nuk kanë rend të lirë. Një pjesë e varur mund të shërbejë si pjesë drejtuese për një pjesë tjetër në fjali. 2 Lidhni pjesët e mëposhtme dhe tregoni ç’lloj fjalie të përbërë formuat.Hyra në mësim/ fika celularin.USH T R I M ENdihej i lodhur, sepse punonte pa pushim. Punonte pa pushim. Ndihej i lodhur.Rendi i pjesëve në fjalitë e nënrenditura, përgjithësisht është i lirë, domethënë pjesa e varur në raport me pjesën kryesore mund të qëndrojë:pas saj: Djali vuri syzet që të shikonte më mirë. në mes të saj: Djali, që të shikonte më mirë, vuri syzet. në krye të saj: Që të shikonte më mirë, djali vuri syzet.90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96