Page 94 - Demo
P. 94


                                    TË DËGJUARITShprehi të papërshtatshme dëgjimiKonsiderimi i një teme jo shumë të njohur si aspak interesante.Kritikimi i mënyrës së sjelljes së folësit pa u përqendruar te fjala e tij.Përqendrimi në detaje, pa i lidhur ato me tërësinë e materialit të paraqitur.Dëgjimi i drejtuar kryesisht te faktet.Tërheqja pa vend e vëmendjes së folësit ose ndërprerja e fjalës së tij.Përdorimi i një gjuhe trupi që tregon shpërqendrim dhe padurim.Anashkalimi i materialit të vështirë.Mungesa e respektit për folësin. Shprehi të mira dëgjimi- Kur dëgjoni folësin, kthehuni drejt tij shikojeni me vëmendje.- Interesi është çështje durimi, pra qëndroni përballë folësit dhe dëgjojeni deri në fund.- Inkurajojeni folësin përmes buzëqeshjes, pohimit me kokë dhe ndërhyrjes për ndonjë pyetje që mund t’ju lindë.TË DËGJUARIT DHE PËRQENDRIMIGjatë të dëgjuarit shpesh te dëgjuesi vihen re disa shprehi të papërshtatshme, të cilat dëmtojnë marrjen dhe kuptimin e informacionit. Këto shprehi bëhen shkak për një dëgjim të dobët dhe për shfaqjen e vështirësive në të nxënë. 92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98