Page 95 - Demo
P. 95


                                    Këshilla për dëgjim efektiv1. Gjeni elementet që lidhen me interesat tuaja.Dëgjuesi i keq nuk kërkon për të gjetur elementet që përputhen me interesat e tij.Dëgjuesi i mirë pyet vazhdimisht veten: Çfarë mund të më interesojë nga ky material?2. Përmbajtja është e rëndësishme.Dëgjuesi i keq nuk e kupton çfarë thuhet dhe shpesh gabon kur flet rreth saj.Dëgjuesi i mirë gjykon përmbajtjen dhe rrallë gabon kur flet rreth saj.3. Dëgjoni idetë.Dëgjuesi i keq dëgjon faktet e shkëputura nga tërësia e materialit të dëgjuar.Dëgjuesi i mirë dëgjon për të kuptuar temën kryesore dhe idetë mbi të cilat është ndërtuar ajo. 4. Përqendrohuni.Dëgjuesi i keq nuk arrin të kujtojë veçori dhe detaje.Dëgjuesi i mirë i kujton shumë mirë detajet dhe veçoritë e materialit të dëgjuar.5. Punoni me dëgjimin.Dëgjuesi i keq duket i pavëmendshëm dhe pasiv gjatë dëgjimit të një materiali.Dëgjuesi i mirë ndjek me vëmendje folësin dhe shfaqet aktiv gjatë dëgjimit të një materiali.6. Shmangni vështirësitë.Dëgjuesi i keq duket i hutuar dhe i shpërqendruar.Dëgjuesi i mirë shmang distancat, di të përqendrohet dhe ta ndjekë folësin.7. Ushtrohuni.Dëgjuesi i keq kapërcen materialin e vështirë dhe përqendrohet te materialet e lehta.Dëgjuesi i mirë përdor materiale të larmishme për t’u ushtruar.8. Bëhuni mendjehapur.Dëgjuesi i keq reagon ndaj fjalëve emocionale.Dëgjuesi i mirë interpreton mesazhin dhe nuk rri “peng” i fjalëve emocionale.9. Mbani parasysh se mendimi është më i shpejtë se fjalimi.Dëgjuesi i keq përpiqet të komunikojë me folës të ngadaltë.Dëgjuesi i mirë sfidon, parashikon, peshon faktet dhe përmbledh mendërisht.93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99