Page 96 - Demo
P. 96
1 Përshkruani me radhë pushimet tuaja më të mira ose më të këqija. Gjatë kohës që dëgjoni njëri-tjetrin, bëni edhe komente të ndryshme sipas rastit.Në fund, evidentoni shprehitë e papërshtatshme dhe shprehitë e mira të shfaqura prej jush gjatë dëgjimit të përvojave të njëri-tjetrit.2 Dëgjoni për të gjetur frazën “e fshehtë”. Zhvilloni një dialog me shokun ose shoqen tuaj. Nxënësit ndahen në grupe dyshe dhe secilit grup i jepet një frazë “e fshehtë”, si: “Dua futbollin...”; “Më pëlqen...”; “Pashë një UFO në oborrin e shtëpisë natën e kaluar...” etj. Secili nga grupet zhvillon një dialog brenda të cilit duhet të përdorë frazën e tij “të fshehtë”. Nxënësit e tjerë interpretojnë dialogun dhe hamendësojnë rreth frazës “së fshehtë”. Nëse e gjejnë fitojnë nga një pikë.3 Dëgjoni tri këngë dhe gjeni fjalët që përsëriten dy-tri herë brenda vargjeve të tyre.4 Dëgjoni për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.Dëgjoni një këngë me vëmendje. Ndahuni në grupe dyshe. Njëri anëtar i grupit harton pyetje për anëtarin tjetër, të cilit i duhet t’u përgjigjet atyre. Pyetjet mund të jenë të llojit:Titulli: Fillon me mbaron me : Vargu i tretë: Vargu i fundit: Fjala përsëritet herë.USH T R I M E94

