Page 97 - Demo
P. 97


                                    SINTAKSËNë fjalinë e përbërë me pjesë të nënrenditur përcaktore, pjesa e varur lidhet me një gjymtyrë emërore ose përemërore të pjesës drejtuese:Drita që vinte nga jashtë ishte shumë e fortë.Kjo është një fjali e përbërë, në të cilën dallojmë pjesën kryesore “Drita ishte shumë e fortë” dhe pjesën e varur “që vinte nga jashtë”. Pjesa e varur lidhet me emrin “drita”, që shërben si kryefjalë në pjesën kryesore të kësaj fjalie. Lidhja mes tyre është e tillë që pjesa e varur, përgjithësisht, tregon një veçori a një tipar të gjymtyrës me të cilën lidhet dhe shpeshherë është e domosdoshme për të zbërthyer kuptimin e kësaj gjymtyre:Kushdo që shkel rregullat, përballet me ligjin.Përemri “kushdo” rimerret nga pjesa e varur përcaktore, e cila kufizon kuptimin e gjerë të tij, pra “vetëm ata që shkelin rregullat”.Gjymtyra emërore që rimerret nga pjesa e varur përcaktore, quhet paraprijës, duke qenë se pozicioni i kësaj gjymtyre, ndonëse i përket pjesës kryesore, është gjithnjë në krye të pjesës së varur. Këtë e dëshmon fakti, që edhe nëse ua ndryshojmë rendin pjesëve, pra pjesën e varur e vendosim pas kryesores, paraprijësi nuk mund të qëndrojë në pozicionin fillestar, si në shembullin: “Kushdo përballet me ligjin që shkel rregullat”. Kjo është një fjali e papranueshme, sepse, nuk është respektuar lidhja mes pjesës së varur dhe paraprijësit, i cili duhet të vendoset gjithnjë para kësaj pjese: Përballet me ligjin kushdo që shkel rregullat.Paraprijësi mund të shprehet edhe me një grup fjalësh: Këta qenë të vetmit njerëz të mirë që iu gjendën pranë ato ditë të vështira. Në këtë fjali, si paraprijës shërben grupi emëror “të vetmit njerëz të mirë”. Si mjete lidhëse për pjesët e kësaj fjalie shërbejnë përemrat lidhorë: që, i cili/e cila, por edhe ndajfoljet lidhore, si: ku, nga etj.Përemri lidhor “që” është një fjalë e pandryshueshme dhe përdoret kryesisht në ato fjali përcaktore, ku pjesa e varur është e lidhur ngushtë me kuptimin e paraprijësit dhe është e nevojshme për zbërthimin e kuptimit të saj, si për shembull:Kjo është punë që s’bëhet.Pjesa e varur “që s’bëhet”, ka si pjesë drejtuese “kjo është punë”, por, siç thamë, ajo lidhet ngushtë me paraprijësin “punë” që në këtë rast është i nevojshëm për zbërthimin e kuptimit të saj. Përemri lidhor “i cili/e cila” është një fjalë e ndryshueshme, e cila, ndryshe nga përemri lidhor “që”, përshtatet në gjini dhe në numër me paraprijësin:Blerta, e cila e njihte më mirë se ne gjendjen, nuk po fliste.Kishte dëgjuar shumë për atë qytet të gurtë, i cili tashmë iu shfaq para sysh me tërë bukurinë e vet.Në shembullin e parë, si paraprijës del emri në gjininë femërore, numri njëjës, “Blerta”, ndaj dhe përemri lidhor që shërben si mjet lidhës përdoret në gjininë femërore, numri njëjës, “e cila”. FJALIA E PËRBËRË ME PJESË TË NËNRENDITUR PËRCAKTORE95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101