Page 99 - Demo
P. 99


                                    1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Pjesët e fjalisë përcaktore lidhen me lidhëza ftilluese. Pjesa e varur përcaktore mund të futet në mes të pjesës drejtuese. Pjesa e varur përcaktore vendoset gjithnjë pas paraprijësit. Paraprijësi është gjymtyrë e pjesës drejtuese të fjalisë përcaktore. Përemri lidhor “i cili/e cila” përshtatet në rasë me paraprijësin. 2 Shtojuni nga një fjali përcaktore fjalive të mëposhtme.E pashë filmin Më pëlqen shumë muzika A e njeh atë grua? U takuam pranë teatrit Maleve binte borë 3 Dalloni fjalitë me pjesë të nënrenditur përcaktore nga ato me pjesë të nënrenditur ftilluese e qëllimore.përcaktore ftilluese qëllimoreDuhet bërë shumë punë që t’ia dalësh mbanë.Nuk kam kohë që të qëndroj më gjatë me ju.Pata përshtypjen se gjërat po përkeqësoheshin. Deti, dallgët e të cilit përplaseshin në shkëmb, po egërsohej më shumë.Anija që kishte dalë në det të hapur, u rikthye në port.Pritëm me muaj që të kthehej.4 Ndërtoni nga një fjali përcaktore, ku si mjete lidhëse të përdorni:që; i cili (pa parafjalë); e cila (me parafjalë); ku (pa parafjalë); ku (me parafjalë); kur; nga (pa parafjalë); nga (me parafjalë).5 Gjeni fjalitë përcaktore dhe përcaktoni llojin e tyre. Nënvizoni mjetet lidhëse.Ka qenë fare i qartë interesi që shprehte Evropa për digën mbrojtëse të Skënderbeut. Ajo që ishte vështirë të shpjegohej, ishte përse muzika dhe lavdet dhe kambanat vazhdonin ende në kohën kur gjithçka kishte mbaruar. Kishte vdekur vetë heroi, të cilit i thureshin aq shumë lavde. Kishte ikur si nëpër mjegull, pa lënë pas trupin, që nuk iu gjet askurrë, çka në fillim kishte zgjuar një shpresëz të zbehtë për vdekje të rreme, por që u shua më pas, me kalimin e shumë e shumë viteve.USH T R I M E97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103