Page 102 - Demo
P. 102
94Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularPËRKUFIZIMELidhja që realizohet nëpërmjet një ose disa çifteve elektronike të përbashkëta, quhet lidhje kovalente. KONCEPTE KYÇELargësia midis dy bërthamave të H-H quhet gjatësi e lidhjes. Ajo shënohet me R0 dhe përcaktohet në rrugë eksperimentale. Gjatësia e lidhjes shprehet në nm(nanometër). Tabela 1 Numri i lidhjeve kovalente që mund të formojnë atomet e disa jometaleve. elementi kimik numri atomik numri i lidhjeve kovalente që atomi formonhidrogjeni H 1klori Cl 1oksigjeni O 2squfuri S 2azoti N 3karboni C 4Fig. 3 Lidhja kovalente në molekulën e kloritCl Cl Cl Cl(2, 8, 7) (2, 8, 7) (2, 8, 8) (2, 8, 8)+Fig. 4 Lidhja kovalente në molekulat HCl, NH3, H2O dhe CH4klorur hidrogjeniujë amoniak metanH −Cl H −O −H−H −N −HH−H −C −HH−HH Cl H O H H N HHH C HHHFig. 2 Struktura e molekulës së hidrogjenitH Htë hidrogjenit dhe në zonën midis dy bërthamave. Por, si shpjegohet që në molekulën e hidrogjenit, reja elektronike përveçse rreth bërthamave është gjithashtu e dendur edhe në zonën midis dy bërthamave?Le të shohim formimin e lidhjes midis dy atomeve të hidrogjenit (H dhe H), e cila çon në formimin e molekulës së hidrogjenit (H2). Atomi i hidrogjenit ka vetëm një elektron në shtresën e jashtme, të cilin e vendos në lidhje duke formuar një çift elektronik të përbashkët me elektronin e atomit tjetër të hidrogjenit. Ky çift tërhiqet njësoj nga bërthamat e të dy atomeve hidrogjen (figura 2). Atomet e hidrogjenit plotësojnë shtresën e jashtme me dy elektrone. Ashtu si tek atomi i heliumit, edhe molekula H2 është më e qëndrueshme se atomi H. Kjo lloj lidhjeje quhet lidhje kovalente.Në këta shembuj shohim se numri i lidhjeve që formon atomi i një elementi është i barabartë me numrin e elektroneve që i duhen atij për të plotësuar oktetin elektronik.Si formohet lidhja kovalente?Që të formohet kjo lidhje, dy atomet duhet të afrohen në një largësi të mjaftueshme, në mënyrë që elektronet e njërit atom të fillojnë të ndjejnë forcën tërheqëse të bërthamës së atomit tjetër të hidrogjenit dhe anasjelltas. Ndërkaq, njëkohësisht fillon të ushtrohet edhe forca shtytëse ndërmjet dy bërthamave të ngarkuara pozitivisht si dhe forca shtytëse midis reve elektronike të dy atomeve. Gjatë formimit të molekulës H2 kemi dy lloje energjish potenciale:a) energjia që i detyrohet forcave të shtytjes (bërthamë – bërthamë, elektron – elektron) b) energjia që i detyrohet forcave të tërheqjes (bërthamë – elektroni vet, bërthamë – elektron i atomit tjetër)

