Page 103 - Demo
P. 103


                                    956.2 Lidhja kovalente 1. Paraqitni me pika dhe me kryqe çiftet elektronike të përbashkëta të atomeve që lidhen si më poshtë:a) etan; b) eten; c) azot. ethane−H −C −C −HH−H−H−H etheneC =C −H−H−H−H nitrogenN ≡N2. a) Shkruani formulat strukturore të molekulave të mëposhtme, duke paraqitur me një vizë në mes çdo çift elektronik të përbashkët:i. H2S ii. NC13iii. HCN iv. NOClb) Paraqitni me pika dhe me kryqe çiftet elektronike të përbashkëta, të formuara midis atomeve përbërëse të molekulave të dhëna në pikën a.PYETJE DHE DETYRAFig. 5 Lidhjet në molekulën e dioksidit të karbonitdioksid karboniO =C =OO C OO OO =OoksigjenNëse lidhja midis atomeve realizohet, atëherë energjia që krijohet si rezultat i forcave tërheqëse mbizotëron ndaj energjisë që krijohet nga forcat shtytëse. Kjo do të thotë që midis dy bërthamave arrihet një vlerë minimale e largësisë. Në të kundërt, nëse dy bërthamat do të afroheshin më shumë, forcat shtytëse do të mbizotëronin kundrejt forcave tërheqëse dhe energjia do të rritej në mënyrë të vrullshme. Kjo do të çonte në prishjen e lidhjes.Theksojmë se sa më afër të jenë bërthamat e atomeve që lidhen, aq më e vogël është gjatësia e lidhjes dhe aq më e madhe është energjia e lidhjes. Kur gjatësia e lidhjes midis dy atomeve është e madhe, lidhja është e dobët dhe anasjelltas. Diagramet e mëposhtme tregojnë si realizohet lidhja kovalente në molekulat: Cl2, NH3, HCl, H2O dhe CH4. Lidhjet dyfishe dhe trefishe Lidhja kovalente njëfishe realizohet me anë të një çifti elektronik të përbashkët. Lidhjet kovalente dyfishe dhe trefishe realizohen përkatësisht me anë të dy dhe tri çifteve elektronike të përbashkëta. Diagrami i figurës 5 tregon si janë realizuar lidhjet dyfishe në molekulën e oksigjenit (O2) dhe në molekulën e dioksidit të karbonit (CO2), si dhe lidhja trefishe në molekulën e azotit (N2).Substancat kimike dhe vetitë e tyre Atomet e elementeve që nuk e kanë të plotësuar oktetin elektronik, shfaqin prirje për ta plotësuar atë. Këto atome zotërojnë shumë energji, janë mjaft aktive dhe priren të krijojnë një gjendje energjie më të qëndrueshme. Ky është shkaku i formimit të substancave kimike, të cilat mund të jenë jonike ose kovalente (molekulare). Substancat kimike mund të jenë të thjeshta (formohen nga atome të të njëjtit element) ose të përbëra (formohen nga atome të elementeve të ndryshme). Më poshtë jepen disa nga vetitë e substancave të thjeshta molekulare:• Në përgjithësi, janë në gjendje të gaztë ose të lëngët në temperaturën e dhomës. • Kanë pika të ulëta shkrirjeje dhe vlimi. • Nuk treten në ujë, por mund të treten në tretës jopolarë.• Molekulat e tyre nuk e përcjellin rrymën elektrike në asnjë lloj gjendjeje fizike të tyre, sepse nuk formohen nga jone. 
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107