Page 104 - Demo
P. 104


                                    96Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularSituata e të nxënit: • shpjegimi i lidhjes kovalente bazuar në teorinë e orbitaleve molekulare;• shpjegimi i diagrameve të formimit të lidhjeve sigma (σ) dhe pi (π);• hibridizimi i orbitaleve atomike.Formimi i lidhjeve kovalente (vazhdim) Fig. 3 Struktura elektronike e atomit të karbonit2s 2pFig. 1 Formimi i lidhjeve sigma në molekulat H2, HCl dhe Cl21s 1satomet e hidrogjenitorbitalet atomikemolekula e hidrogjenit, H2orbital molekularmbulim boshtor++1s 3p kloruri i hidrogjenit,HClmbulim boshtor3p 3pmolekula e klorit,Cl2orbital molekularmbulim boshtor+orbitale atomike orbital molekular atomhidrogjeni  atomklori orbitale atomike  atomklori  atomklori Fig. 2 Formimi i lidhjes π në molekulëne etenitorbitalet pC −CHHHHC −CHHHH orbitali π6.3Mësuam se në një atom, elektroni gjendet më shpesh (gati në 90% të rasteve) në një zonë të kufizuar të hapësirës që quhet orbital atomik.Kur formohet një lidhje kovalente, dy orbitale atomike mbivendosen ose ndërfuten te njëri-tjetri, duke formuar kështu një orbital molekular në zonën e mbivendosjes (ku dendësia e resë elektronike është më e lartë), me energji dhe formë të ndryshme nga ajo e orbitaleve atomike. Një orbital molekular është reja elektronike e formuar nga dy elektrone lidhëse me spintë kundërt. Forma e orbitaleve molekulare varet nga lloji i orbitaleve atomike dhe nga mënyra e mbivendosjes së tyre.a) Nëse mbivendosja është boshtore, formohet një lidhje kovalente sigma( ). Në këtë rast, dendësia e resë elektronike është e përqendruar në një zonë, atë të mbulimit boshtor të orbitaleve atomike.b) Nëse mbivendosja është anësore, formohet një lidhje kovalente pi (π). Në këtë rast, dendësia e resë elektronike është e përqendruar në dy zona, një sipër dhe një poshtë planit të molekulës.Veçoritë e lidhjes sigma Veçoritë e lidhjes pi•	Kjo lidhje realizohet nga mbulimi boshtor i orbitaleve s-s, s-p, px-px•	Zona e mbulimit është e thellë (gjatësia e lidhjes është e vogël).•	Energjia e çliruar gjatë formimit të lidhjes sigmaështë e madhe.•	Lidhja sigma është më e fortë dhe më e qëndrueshme se lidhja pi.•	Kjo lidhje realizohet nga mbulimi anësor i orbitaleve py -py, pz-pz•	Zona e mbulimit është e cekët (gjatësia e lidhjes është e madhe).•	Energjia e çliruar gjatë formimit të lidhjes piështë e vogël.•	Lidhja pi është më e dobët dhe më pak e qëndrueshme se lidhja sigma. Hibridizimi i orbitaleve atomikeKarboni ka gjashtë elektrone dhe konfigurimi i tij elektronik është 1s22s22p2. Kjo do të thotë se ai ka dy elektrone në orbitalin 1s, dy në orbitalin 2s dhe dy në orbitalin 2p. Dy elektronet që ndodhen në orbitalet 2p janë të paçiftëzuara (figura 3). 
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108