Page 106 - Demo
P. 106


                                    98Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularSituata e të nxënit: • kuptimi i lidhjes bashkërenditëse; • ndërtimi i diagrameve të formimit të lidhjes bashkërenditëse. PËRKUFIZIMELidhja që realizohet me anë të çiftit elektronik të lirë të atomit të një elementi me orbitalin bosh të atomit të një elementi tjetër, quhet lidhje bashkërenditëse.1. Shpjegoni formimin e lidhjes bashkërenditëse midis BF3 dhe NH3.2. Jepen jonet [NH4]+, [BF4]-a) Shkruani formulat e strukturës për to.b) Përcaktoni llojet e lidhjeve që formojnë azoti dhe bori në këto jone.c) Shpjegoni formimin e lidhjes bashkërenditëse në këto jone.3. Jepen formulat kimike të përbërjeve: H2SO4; HNO3 dhe H3PO4. Përcaktoni tipin dhe llojin e lidhjeve midis atomeve në këto formula.PYETJE DHE DETYRAFig. 2 Formimi i lidhjeve bashkërenditëse te jonet NH4+ dhe H3O+.OH −−H+ H+−H −N + H+H−H−H −N − HH−HO −HHH−+ +Fig. 3 Formimi i lidhjes bashkërenditëse tek Al2Cl6−Al AlClCl ClClClClAl−Cl−−ClCl ClAl−Cl−ClFig. 1 Diagrami i lidhjeve tek AlCl3Cl AlClCl6.4 Lidhja bashkërenditëseLidhja bashkërenditëse është rast i veçantë i lidhjes kovalente. Ajo realizohet me anë të çiftit elektronik të përbashkët për të dy atomet, por me një ndryshim:• te lidhja kovalente, dy elektronet e çiftit të përbashkët vendosen në lidhje nga të dy atomet (një prej secilit atom). Në këtë rast, midis dy atomeve vendoset një vizë. A • + • B → A : B ose A − B lidhje kovalente• te lidhja bashkërenditëse, dy elektronet vendosen në lidhje nga njëri atom (A:), i cili quhet donor (dhënësi). Këto elektrone bëhen të përbashkëta me atomin tjetër (□ B), i cili kontribuon me anë të një orbitali të lirë që ai ka në shtresën e jashtme, ose që mund ta përftojë nga riorganizimi i elektroneve të nivelit të jashtëm. Atomi B quhet akceptori (marrësi). Lidhja bashkërenditëse, për t’u dalluar nga ajo kovalente paraqitet me një shigjetë të drejtuar nga dhënësi te marrësi. A : + B → A → B dhënësi marrësi lidhje bashkërenditëseNjë lidhje bashkërenditëse realizohet edhe te kloruri i aluminit, AlCl3. Në gjendje të gaztë dhe në temperaturë të lartë, kloruri i aluminit gjendet në formën e molekulave AlCl3, ku atomi i aluminit lidhet me tri atomet e klorit me lidhje kovalente. Lidhja kovalente ndërmjet tyre është diçka e paparashikuar, pasi përbërjet e metaleve si AlCl3, janë zakonisht jonike. Kthimi i lidhjeve jonike në kovalente ndodh kur molekulat e gazta të klorurit të aluminit ftohen. Ato çiftohen duke formuar molekula më të mëdha(dimere) Al2Cl6. Dimerizimi realizohet si pasojë e formimit të lidhjes bashkërenditëse. Lidhjet bashkërenditëse janë të pranishme edhe në jonet komplekse të formuara nga metalet.
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110