Page 107 - Demo
P. 107
99Situata e të nxënit: • përcaktimi i atomit qendror në molekula të ndryshme;• teoria e shtytjes së çifteve elektronike;• interpretimi i strukturave elektronike të molekulave dhe përcaktimi i formës gjeometrike të tyre.Forma gjeometrike e molekulaveFig. 1 Strukturat elektronike të molekulave BeCl2, BCl3 dhe CH4Emri Struktura elektronikeStrukturahapësinore Forma gjeometrike e molekulësKlorur beriliumilineareClClBClTriklorur boritrekëndore planareCHHH HMetanitetraedrikeCl ClBCl−−−−−−HCH HHCl −Be−ClCl Be ClFig. 2 Strukturat elektronike të molekulave NH3 dhe H2ONHHH OHHEmri Amoniak Ujë StrukturaelektronikeStrukturahapësinoreForma gjeometrike e molekulavepiramidë trekëndoreformë këndore−−NH HH−OHH6.5Teoria e shtytjes së çifteve elektronike të shtresës valentoreKjo teori bazohet në shtytjen elektrostatike ndërmjet çifteve elektronike të vendosura rreth atomit qendror të një molekule ose joni. Çiftet elektronike të shtresës valentore, duke pasur ngarkesa me shenja të njëjta, shtyhen ndërmjet tyre. Si rezultat i kësaj shtytjeje, ato zhvendosen në largësi të mëdha nga njëri-tjetri, në mënyrë që forcat shtytëse elektrostatike të jenë sa më të vogla. Për të parashikuar formën gjeometrike të molekulave është e nevojshme të numërohen çiftet elektronike vetjake dhe çiftet elektronike lidhëse. Duhet të dimë se shtytja është maksimale midis dy çifteve vetjake, minimale midis dy çifteve lidhëse dhe e ndërmjetme midis një çifti lidhës dhe një çifti vetjak.Atomi qendror në molekulën e klorurit të beriliumit, BeCl2, është beriliumi, i cili ka dy elektrone në shtresën e jashtme. Në gjendje të gaztë, secili prej këtyre elektroneve formon një lidhje kovalente me një elektron të atomit të klorit. Atomi i beriliumit, Be, rrethohet nga dy çifte lidhëse (ÇL) dhe asnjë çift vetjak (ÇV). Çiftet lidhëse shtyjnë njëri-tjetrin derisa këndi i lidhjes të jetë 1800 dhe molekula ka formë gjeometrike lineare, (hibridizimi sp). Atomi qendror në molekulën e triklorurit të borit, BCl3, është bori, i cili ka tri elektrone në shtresën e jashtme dhe formon tri lidhje kovalente me tri atomet e klorit, pra ka tri çifte lidhëse (ÇL). Çiftet lidhëse orientohen sipas kulmeve të trekëndëshit barabrinjës. Ky orientim siguron shtytjen minimale midis çifteve lidhëse dhe këndi i lidhjes Cl-B-Cl në këtë molekulë është 1200, ndërsa forma gjeometrike e saj është trekëndore planare, (hibridizimi sp2).Atomi qendror në molekulën e metanit, CH4, është karboni, i cili ka katër elektrone në shtresën e jashtme, me të cilat formon katër lidhje kovalente me katër atomet e hidrogjenit. Çiftet lidhëse orientohen sipas kulmeve të tetraedrit të rregullt. Sipas këtij orientimi, të gjitha lidhjet janë të baraslarguara nga njëra-tjetra dhe të gjitha këndet e lidhjes janë 1090 28’. Forma gjeometrike e molekulës është tetraedrike, (hibridizimi sp3).

