Page 109 - Demo
P. 109


                                    1013. Vizatoni format e molekulave:a) BF3 b) SiH4 c) OF24. Shpjegoni formën gjeometrike të joneve të mëposhtme:a) hidron, H3O+b) amonium, NH4+PYETJE DHE DETYRASHËNIMSecila nga lidhjet N-H te molekula e amoniakut formon një zonë me ngarkesë negative të ngjashme me çiftin vetjak. Për këtë arsye, atomi i azotit rrethohet nga katër zona me ngarkesë negative, të cilat e shtyjnë njëra-tjetrën sa më larg të jetë e mundur dhe për pasojë, forma gjeometrike e kësaj molekule, megjithëse është piramidale në lidhje me atomet, mund të përshkruhet si tetraedër në lidhje me qendrat negative rreth atomit qendror, azotit. Fig. 6 Forma oktaedrike e molekulës SF6 formë oktaedrikeSFFFF FFFFF FF FS formë oktaedrikeFig. 7 Diagramet e molekulave: metan, CH4, amoniak, NH3 dhe ujë, H2O.  104.5°H N H H O HHH C HHH−CH HH−H−NH HH−OH 109° 107° HNë figurën 6 është paraqitur forma oktaedrale e molekulës SF6. Në të ndodhengjashtë zona me ngarkesë negative rreth atomit qendror S, të cilat bëjnë të mundur formimin e oktaedrit (katër atomet e fluorit formojnë një katror rreth atomit qendror, ndërsa dy atomet e tjera të fluorit vendosen njëri sipër dhe tjetri poshtë katrorit). Këndet e lidhjes janë të gjitha 900 (hibridizimi sp3d2).Atomi qendror në molekulën e amoniakut, NH3, është azoti, i cili ka pesë elektrone në shtresën e jashtme. Me tri nga pesë elektronet e shtresës së jashtme, azoti formon tri lidhje kovalente me tri atomet e hidrogjenit. Dy elektronet që i mbeten, nuk marrin pjesë në lidhje. Ato formojnë një çift vetjak. Pra, atomi i azotit është i rrethuar nga katër çifte elektronike: tri çifte lidhëse (ÇL) dhe një çift vetjak (ÇV), të cilat orientohen sipas kulmeve të tetraedrit. Në këtë rast, në tri kulmet e tetraedrit janë vendosur atomet e hidrogjenit, kurse në kulmin e katërt, në dallim nga molekula e metanit, orientohet çifti vetjak. Reja elektronike e këtij çifti është e tërhequr nga azoti dhe shtyn më fort çiftet lidhëse duke bërë që këndi i lidhjes të mos jetë 1090 28’ si te tetraedri i rregullt. Ky kënd është 1070. Meqenëse gjeometria e molekulave përcaktohet nga pozicioni që zënë bërthamat e atomeve që formojnë molekulën, forma e kësaj molekule është ajo e një piramide me bazë trekëndore. Atomi i azotit ndodhet në kulmin e piramidës, kurse atomet e hidrogjenit, në kulmet e trekëndëshit të bazës.SFFFF FFFFF FF FS formë oktaedrikeStruktura e metanit amoniakut dhe e ujitNë molekulat CH4, NH3 dhe H2O, katër çiftet elektronike rreth atomit qendror vendosen në pozicione të caktuara, duke iu dhënë formë tetraedrike molekulave të sipërpërmendura. Nëse analizojmë ÇL dhe ÇV e atomit qendror të secilës molekulë, del se ÇV janë më afër atomit qendror sesa ÇL. Kjo do të thotë që ÇV kanë një efekt më të fortë shtytës sesa ÇL. Kjo shpjegon pse këndi i lidhjes në molekulën e amoniakut është më i vogël se ai në molekulën e metanit, si dhe këndi i lidhjes në molekulën e ujit është më i vogël se ai në molekulën e amoniakut.
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113