Page 11 - Demo
P. 11
31.1 Atomet, molekulat dhe spektrometri i masësFig. 6 Numri i masës së atomit të magnezit, i përcaktuar me anë të spektrometrit përqindja natyrore e Mgmasa atomike relative22 23 24 25 26 274. Sa atome të secilit element ndodhen në një molekulë saharozë, C12H22O11?5. Sa lloje atomesh gjenden në një molekulë të tillë?6. Shkruani formulat kimike të hidrogjenit, dioksidit të karbonit, sulfurit të hidrogjenit dhe heliumit. Tregoni sa është numri dhe lloji i atomeve në një molekulë.PYETJE DHE DETYRASHËNIMNë spektrometër tërhiqen dhe përshpejtohen vetëm grimcat e ngarkuara pozitivisht.LeximGjatë analizës spektrometrike zhvillohen pesë procese: avullimi, jonizimi, përshpejtimi, shmangia dhe zbulimi (detektimi).Procesi i avullimit Nëse mostra e një substance përbëhet nga një gaz ose lëng, kur futet në aparat, avullon menjëherë para dhomës së jonizimit, ndërsa kur ajo është marrë nga një substancë më e qëndrueshme, nxehet paraprakisht për t’u kthyer në avull.Procesi i jonizimitKy kampion kalon brenda aparatit nëpërmjet një pllake të vogël, ku bombardohet nga elektrone me energji të lartë, të cilat vijnë nga një burim ngrohjeje. Nga atomet ose nga molekulat e kampionit shkëputen elektrone duke formuar jone pozitive:e– + X → X+ + e– + e–elektron me energji të lartëatomi që ndodhet në mostërjoni pozitiv elektroni që shkëputet nga Xelektroni me energji të lartë që tërhiqetProcesi i përshpejtimitJonet pozitive, siç është X+, përshpejtohen nga një fushë elektrike.Procesi i shmangiesJonet e përshpejtuara kalojnë nëpër një fushë magnetike. Ndërkohë që jonet kalojnë nëpër fushën magnetike, ato shmangen në përputhje me masën dhe ngarkesën e tyre.Procesi i zbulimit (Detektimi)Gjatë goditjeve me detektorin në fund të aparatit, jonet me raport më të vogël masë-ngarkesë shmangen më shumë, ndërsa jonet me raport më të madh masë-ngarkesë shmangen më pak.Detektori i joneve është i lidhur me një regjistrues me anë të një amplifikatori. Teksa fuqia e fushës magnetike rritet ngadalë, jonet me masë në rritje detektohen dhe mund të printohet një spektër i masës, i ngjashëm me atë të paraqitur në figurën 6.Duke përdorur fillimisht mostrën e një përbërjeje, e cila ka një strukturë të njohur dhe një masë atomike relative të dhënë, pajisja mund të përcaktojë një gamë masash relative për spektrin e masës së një elementi.Zonat nën kulme në spektrin e masës, tregojnë masat relative që iu përkasin joneve të ndryshme e të pranishme në kampion.

