Page 110 - Demo
P. 110


                                    102Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularSituata e të nxënit: • metalet dhe struktura kristalore e tyre;• çlokalizimi i elektroneve në rrjetat kristalore të metaleve;• vetitë e metaleve. Lidhja metalore1. Shpjegoni termat kyç: a) rrjetë kristalore; b) elektron i çlokalizuar.2. Bazuar në ndërtimin e rrjetës kristalore, shpjegoni pse metalet:a) kanë pika të larta shkrirjeje; b) kanë vlera të larta të dendësive; c) janë përcjellës të mirë të nxehtësisë dhe rrymës elektrike.PYETJE DHE DETYRAPËRKUFIZIMELidhja që realizohet midis joneve të metalit dhe elektroneve të lira quhet lidhje metalike. Elektronet e çlokalizuara lëvizin lirisht në të gjithë strukturën e metalit. Kjo vlen për të gjitha metalet. Fig. 1 Vendosja e atomeve të metalit në një shtresë vendosja e atomeve në shtresën e dytëvendosja e atomeve në shtresën e parë Fig. 2 Vendosja e shtresave atomike në strukturën kristalore të një metali vendosja e atomeve në shtresën e dytëvendosja e atomeve në shtresën e parë Fig. 3 Lidhja metalike (jonet me ngarkesë pozitive të metalit dhe “deti i elektroneve të lira”)jone me ngarkesë pozitive–+ + – –+ – + –+ – +– + +– –+ + –\6.6Metalet janë materiale shumë të rëndësishme që përdoren gjerësisht për të ndërtuar ura, skelete ndërtesash, hekurudha, si dhe për të prodhuar makineri, enë për përdorim shtëpiak, stoli, tuba, radiatorë dhe automjete. Analiza me rreze X tregon se te metalet, atomet vendosen njëri pas tjetrit në mënyrë të rregullt, duke formuar kristale të ngurta.Figura 1 tregon vendosjen e atomeve në shtresën e sipërme të një kristali metalik.Vërehet se çdo atom që ndodhet në mes të shtresës, rrethohet nga gjashtë atome të tjera të së njëjtës shtresë. Shtresat me atomet e metalit vendosen njëra mbi tjetrën në mënyrë që çdo atom të rrethohet nga 6 atome të shtresës ku ai ndodhet, nga 3 atome poshtë shtresës së tij dhe 3 atome sipër shtresës së tij (shih figurën 2).Kjo mënyrë vendosjeje e çdo atomi (në strukturën e një metali) i lejon ato të jenë sa më afër me atomet e së njëjtës shtresë dhe me atomet e shtresave që janë ngjitur me të (d.m.th., me atomet e shtresës së poshtme dhe asaj të sipërme), duke formuar kështu një strukturë kristalore gjigante. (Meqenëse jonet vendosen sipas një forme gjeometrike tredimensionale, metalet janë kristalore.)Vendosja e rregullt e atomeve në strukturat gjigande kristalore iu mundëson elektroneve të shtesës së jashtme të çdo atomi të lëvizin lirisht. Formohet kështu një rrjetë kristalore me jone në nyjat e saj, të zhytura në një “det” elektronesh.Për pasojë, strukturat kristalore të metaleve karakterizohen nga një re elektronike e çlokalizuar “det elektronesh” (figura 3). Tërheqjet e forta elektrostatike midis joneve pozitive dhe elektroneve të çlokalizuara, mundësojnë formimin e strukturave kristalore gjigande dhe mjaft të forta te metalet. Si rezultat i këtyre forcave, metalet karakterizohen nga këto veti:• Kanë shkëlqim metalik në sipërfaqen e tyre (kur janë të pastër).• Në përgjithësi kanë vlera të larta të pikave të shkrirjes.• Petëzohen dhe telëzohen (janë të farkëtueshme).• Në përgjithësi kanë dendësi të lartë.• Përcjellin mirë nxehtësinë dhe rrymën elektrike.
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114