Page 111 - Demo
P. 111


                                    1036.7 Lidhja kovalente polare. Polariteti i molekulaveSituata e të nxënit: • përshkrimi i formimit të lidhjes kovalente polare;• përcaktimi i llojit të lidhjes kimike, bazuar në elektronegativitetin e elementeve;• prova eksperimentale për përcaktimin e molekulave polare dhe jopolare;• polariteti i lidhjes dhe polariteti i molekulës.PËRKUFIZIMELidhja kovalente polare realizohet midis dy atomeve të ndryshme, njëri prej të cilëve e tërheq më fort çiftin elektronik të përbashkët. Gjatë formimit të lidhjes kovalente polare, njëri nga atomet që lidhen, ngarkohet pjesërisht (δ+) dhe tjetri pjesërisht (δ-).Elektronegativiteti shpreh prirjen e atomeve të elementeve për të tërhequr drejt vetes pjesërisht ose plotësisht elektronet e lidhjes kimike. Fig. 1 Lidhja kovalente polare në molekulën e klorurit të hidrogjenit, HCl.Kjo lidhje mund të paraqitet: H −Clδ+ δ–H Clδ+ δ–Fig. 2 Këto vlera të elektronegativitetit të elementeve të periodave 1, 2 dhe 3, të cilat ndodhen në grupet IA, IIA dhe VIIA të sistemit periodik, janë përcaktuar nga kimisti Pauling (Linus Carl Pauling).H2,1Li1,0Be1,5B2,0C2,5N3,0O3,5F4,0Na0,9Mg1,2Al1,5Si1,8P2,1S2,5Cl3,0K0,8Ca1,0Rb0,8Sr1,0Br2,8I2,5Elektronegativitetinë rritjeElektronegativitetinë rritje6.7 Lidhja kovalente polare. Polariteti i molekulaveNë temat e mëparshme mësuam veçoritë e lidhjes kovalente, e cila realizohet midis dy atomeve të njëjta (si te H2, Cl2) ose të ndryshme (te HCl, H2O etj.). Çifti elektronik që ndodhet midis dy atomeve të njëjta (te molekula e hidrogjenit apo ajo e klorit) qëndron në mes dhe asnjëri prej atomeve nuk ka ngarkesë, pra lidhja është jopolare. Në molekulën e klorurit të hidrogjenit, çifti elektronik i përbashkët tërhiqet më shumë nga atomi i klorit. Ky atom fiton ngarkesë të pjesshme negative dhe për pasojë, atomi i hidrogjenit fiton ngarkesë të pjesshme pozitive. Në këtë rast themi se lidhja kovalente është polare dhe në molekulën e klorurit të hidrogjenit formohet një dipol. Nga studimi i dy shembujve të mësipërm del se karakteri i lidhjes kovalente nuk është gjithmonë i njëjtë. Ajo mund të jetë jopolare ose polare. Elektronegativiteti Për të përcaktuar karakterin e një lidhjeje kimike, mund të bazohemi te ndryshimi i elektronegativitetit (∆EN) të atomeve që lidhen.Në këtë rast, me të drejtë shtrohet pyetja: sa duhet të jetë ndryshimi ielektronegativitetit që të kemi lidhje kovalente jopolare, polare apo jonike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është ndërtuar një shkallë që tregon përqindjen e karakterit jonik dhe kovalent të lidhjes, duke u bazuar në ndryshimin e vlerave të elektronegativitetit midis dy atomeve që lidhen. Për vlera të: a) ∆EN = 0.......0,4 lidhja quhet kovalente jopolare; b) ∆EN = 0,5.......1,7 lidhja quhet kovalente polare;c) ∆EN > 1,7 lidhja quhet kovalente jonike.Nga tërheqja e pjesshme formohen lidhjet kovalente polare, ndërsa nga tërheqja e plotë formohen jonet me ngarkesa të kundërta, të cilat çojnë në formimin e lidhjeve jonike.Klori dhe oksigjeni priren për t’i tërhequr më fort elektronet e përbashkëta të një lidhjeje kovalente, pra kanë vlerë të lartë të elektronegativitetit, ndërsa hidrogjeni ka vlerë më të ulët të elektronegativitetit sepse nuk i tërheq fort elektronet e 
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115