Page 113 - Demo
P. 113


                                    1056.8 Forcat ndërmolekulareSituata e të nxënit: • shpjegim i termave “forca ndërmolekulare”, “dipol i përhershëm”, “dipol i induktuar”;• llojet e forcave ndërmolekulare; • ndikimi i forcave ndërmolekulare në pikën e shkrirjes ose të vlimit të molekulave me lidhje kovalente.6.8 Forcat ndërmolekulareFig. 1 Tërheqja midis dipoleve të përhershme të molekulave polareδ+ δ – δ+ δ – δ+ δ – δ+ δ –PËRKUFIZIMEForcat e bashkëveprimit ndërmolekular janë forcat e tërheqjes reciproke midis grimcave përbërëse të një substance. Lidhja Be – Cl në molekulën BeCl2, është lidhje kovalente polare, sepse ∆EN = 1,5. Momenti dipolar i molekulës gjendet duke mbledhur vektorët e momenteve dipolare të dy lidhjeve Be−Cl. Ajo është e barabartë me zero, sepse kahet e vektorëve të momenteve dipolare të lidhjeve janë të kundërta dhe nga mbledhja e tyre, rezultantja del zero:Cl → Be ← Cl, μl ≠ 0, μm = 0Lidhjet O – H te molekula e ujit janë lidhje kovalente polare. Nga mbledhja e vektorëve të momenteve dipolare të këtyre lidhjeve, përftohet vektori rezultant i ndryshëm nga zero me drejtim përgjysmoren e këndit të lidhjes. Ky vektor është diagonalja e paralelogramit që ka për brinjë vektorët e momenteve dipolare të lidhjeve O – H (μl = 1,5 D).μm = 1,82 DNë molekulën e tetraklorurit të karbonit, CCl4, atomet e klorit janë lidhur drejtpërsëdrejti me karbonin dhe janë vendosur në kulmet e tetraedrit të rregullt. Vendosja e tyre është simetrike dhe me gjithë karakterin polar të lidhjeve të veçanta C – Cl, molekula është jopolare.μl ≠ 0, μm = 0 Molekula si CO2, CCl4 dhe C6H14 nuk janë polare, edhe pse ato përmbajnë lidhje kovalente polare. Kjo ndodh sepse lidhjet kovalente në to janë simetrike. Në dallim nga CO2, CCl4 dhe hekzani, lidhjet kovalente polare te H2O dhe CHCl3 nuk janë simetrike, prandaj këto molekula janë polare. Shumë nga vetitë fizike të një përbërjeje kimike janë shprehje e strukturës ndërmolekulare. Ndërmjet molekulave të një substance ushtrohen forca tërheqëse me natyra të ndryshme. Madhësia e këtyre forcave zvogëlohet shpejt me rritjene largësive midis molekulave. Forcat ndërmolekulare klasifikohen në:forcat dipol – dipol, forcat e Van der Valsit, forcat e lidhjes hidrogjenoredhe forcat jon – dipol.Forcat dipol – dipol Dipolet e përhershmeMë herët mësuam se molekulat me një shpërndarje josimetrike të ngarkesës, të tilla si H2O dhe CHCl3, ishin polare me dipole të përhershme (momenti dipolar i këtyre molekulave është më i madh se zero). Këto dipole tërheqin njëritjetrin, duke formuar vargje molekulash të njëpasnjëshme, d.m.th. poli pozitiv i një molekule tërheq polin negativ të molekulës tjetër (figura 1). +-HHO OHH1040ClClClClCδ–δ–δ δ – –δ+
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117