Page 114 - Demo
P. 114
106Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularPËRKUFIZIMEForcat tërheqëse midis dipoleve të induktuara janë forca të përkohshme, të shkaktuara nga polarizimi i menjëhershëm dhe i përkohshëm i molekulave jopolare. Fig. 2 Dipoli i induktuar nga njëra molekulë te tjetraKjo molekulë jopolare kaformuar një dipol të çastit.δ+ δ– Kjo molekulë nuk kaende një dipol, por elektronet e çiftit elektronik tëpërbashkët janë duke u tërhequr nga dipoli që ndodhet pranë tyre. ...Molekula jopolare polarizohet nga tërheqja e dipolit që është ngjitur me të.Br H Br H Br H Br HH H H Hδ+ δ– δ+ δ–SHËNIM Shkencëtarët (kryesisht kimistët) nuk janë të bindur plotësisht në lidhje me emërtimin “forca të Van der Valsit”, term ky i paqartë dhe shpesh i pasaktë. Në këtë tekst mësimor, ky term është përdorur për të dalluar forcat tërheqëse në dipolet e përhershme nga ato të dipoleve të induktuara. Në disa libra të tjerë, vetëm forcat tërheqëse te dipolet e induktuara janë quajtur forca të Van Der Valsit.Dipoli i çastit dhe ai i induktuarForcat ndërmolekulare dipol – dipol në molekulat polare H2O dhe CHCl3,shpjegojnë gjendjen fizike të lëngët të këtyre përbërjeve. Por, si shpjegohet që mjaft molekula jopolare si H2, CH4 etj., që nuk kanë dipole, kthehen nga gjendja e gaztë në atë të lëngët? Si shpjegohet gjendja e lëngët në temperaturë të zakonshme e molekulave jopolare, si CCl4, Br2, C6H14?Gjatë viteve 1870, shkencëtari holandez Van der Vals (Johannes Diderik van der Waals, 1837-1923) propozoi një teori që shpjegonte ekzistencën e forcave ndërmolekulare ndërmjet molekulave jopolare, si H2, Br2, CH4, CCl4, C6 H14. Fakti që të gjitha këto substanca mund të ekzistojnë si lëngje, dëshmojnë qartë praninë e forcave ndërmolekulare mes molekulave të tyre. Nëse nuk do të kishte tërheqje ndërmolekulare midis këtyre molekulave jopolare, do të ishte e pamundur që ato të ktheheshin në gjendje të lëngët apo të ngurtë. Vlera e momentit dipolar në molekulat jopolare si ajo e H2, CCl4 etj., është zero, sepse shpërndarja e ngarkesave (+) dhe (–) është simetrike. Dimë se dy elektronet e lidhjes H-H janë vazhdimisht në lëvizje, por mund të ndodhë që në një moment, këto elektrone të gjenden në njërën anë të molekulës, duke i dhënë asaj mundësinë për të formuar një dipol. Molekula e H2 fiton polaritet të çastit dhe kur ajo i afrohet një molekule tjetër H2 ndikon në polarizimin e saj. Në këtë çast, polarizimi i molekulës së dytë nga afrimi i molekulës së parë quhet polarizim i induktuar. Nëse dipoli induktohet nga njëra molekulë te tjetra, ndodh formimi i një strukture vargore molekulash, e cila bën të mundur afrimin e tyre me njëra-tjetrën dhe kthimin e substancës (H2) nga gjendja e gaztë në atë të lëngët.Për sa kohë zgjat gjendja e dipolit të çastit apo atij të induktuar të molekulave jopolare, momenti dipolar i tyre është më i madh se zero.Dipoli i induktuar dhe dipoli i përhershëm klasifikohen ndonjëherë si forca të Van der Valsit. Këto forca janë shumë më të dobëta se forcat e lidhjes kovalente, bashkërenditëse dhe ato jonike. Në përgjithësi, vlerat e tyre janë dhjetë herë më të dobëta se forcat e lidhjes kovalente. Për shembull, energjia e nevojshme për të prishur forcat e tërheqjes midis dipoleve të induktuara të një mol-molekule jopolare Cl2 është 25 kJ mol-1, ndërsa energjia e lidhjes Cl – Cl është 244 kJ mol-1.Në një varg molekulash (dipolesh), me rritjen e madhësisë së vargut rritet dhe numri i ngarkesave që tërhiqen, d.m.th. forcat tërheqëse të shkaktuara nga dipolet e molekulave bëhen më të forta. Kjo shpjegon rritjen e pikave të vlimit te gazet e plogëta dhe te halogjenet, të cilat paraqiten në grafikun e figurës 4.

