Page 116 - Demo
P. 116


                                    108Lidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekularPËRKUFIZIMELidhjet hidrogjenore formohen midis molekulave që përmbajnë hidrogjenin dhe një element shumë elektronegativ, si: O, N, F. Forcat e lidhjes hidrogjenore janë më të forta se forcat e tërheqjes dipol – dipol (i përhershëm apo i induktuar), por më të dobëta se lidhjet kovalente.1. Në cilën nga substancat e mëposhtme formohet më shumë se një lloj lidhjeje kimike?a) bakër (metal);b) grafit;c) ujë (akull). 2. Përcaktoni:a) numrin e ÇL në një molekulë HF;b) numrin e ÇL të atomit të fluorit në një molekulë HF;c) numrin maksimal të lidhjeve hidrogjenore që mund të formohen nga një molekulë HF. 3. Tregoni procesin, gjatë të cilit prishen lidhjet hidrogjenore: a) NH3(g) → NH2(g) + H(g)b) NH3(l) → N(g) + 3H(g)c) NH3(l) → NH3(g)PYETJE DHE DETYRAFig. 2 Lidhjet hidrogjenore tek ujiOH −−HOH −−HOH −−HOH −−HO −−HHO −−HHO−−HHAshtu siç shihet dhe në grafikët e figurës 2, pikat e vlimit të hidracideve të elementeve të grupeve IVA, VA, VIA dhe VIIA nuk ndjekin një rregull të caktuar. Për hidracidet e elementeve të grupit VI, pikat e vlimit rriten me rritjen e masës molekulare të krahasuar nga sulfuri i hidrogjenit (H2S) te selenuri i hidrogjenit (H2Se) e deri te telenuri i hidrogjenit (H2Te). Në grafik vërehet se pikat e vlimit të amoniakut lëng (NH3), fluorurit të hidrogjenit lëng (HF) dhe ujit lëng (H2O), janë shumë më të larta nga ç’pritej. Si shpjegohet kjo? Dimë se të tria këto molekula kanë karakter polar, pasi përmbajnë tri elementet më elektronegative (oksigjen, azot dhe fluor) të lidhura me hidrogjenin, i cili është element elektropozitiv. Rritja e pikës së vlimit të çdo përbërjeje të lartpërmendur shpjegohet me faktin se midis molekulave të secilës prej tyre, përveç forcave dipol – dipol, ekzistojnë dhe forca të tjera tërheqëse, të fuqishme ndërmolekulare. Kështu, tek amoniaku (NH3) realizohen lidhje ndërmolekulare midis atomit të hidrogjenit të një molekule dhe atomit të azotit të një molekule tjetër, dhe anasjelltas. Këto forca ndërmolekulare njihen me emrin forca të lidhjes hidrogjenore dhe lidhja që realizohet nëpërmjet tyre quhet lidhje hidrogjenore.Lidhja hidrogjenore midis molekulave të ujitAtomi qendror në molekulën e ujit është ai i oksigjenit, i cili ka 2 ÇL dhe 2 ÇV. Ky atom tërheq më shumë pranë vetes çiftet elektronike lidhëse dhe për pasojë çdo atom hidrogjen zotëron një orbital bosh. Midis një çifti vetjak të atomit të oksigjenit të një molekule H2O dhe orbitalit bosh të atomit të hidrogjenit të një molekule tjetër H2O realizohet një lidhje ndërmolekulare O....H, e cila quhet lidhje hidrogjenore. Këto lloj lidhjesh janë më të forta se forcat e tërheqjes reciproke të Van der Valsit, por më të dobëta se lidhjet kovalente O–H. Lidhje të tilla hidrogjenore formohen gjithashtu ndërmjet molekulave NH3 dhe HF.Në molekulën e amoniakut, NH3, atomi i azotit formon 3 ÇL dhe ka 1 ÇV. Kjo do të thotë se ai mund të formojë vetëm një lidhje hidrogjenore për molekulë. Në molekulën e ujit, H2O, atomi i oksigjenit ka 2 ÇL dhe 2 ÇV, pra mund të formohen dy lidhje hidrogjenore për molekulë. Në molekulën e fluorurit të hidrogjenit (HF), atomi i fluorit ka 1 ÇL dhe 3 ÇV dhe mund të formohen 3 lidhje hidrogjenore për molekulë.
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120