Page 117 - Demo
P. 117
109LeximNjehsimi i fortësisë së lidhjes hidrogjenore në ujë Për të avulluar një mol ujë nevojitet një sasi e caktuar energjie, në mënyrë që molekulat e ujit të ndahen dhe të kalojnë nga gjendja e lëngët në atë të gaztë. Kjo energji ndihmon për mposhtjen e forcave ndërmolekulare si ato të Van der Valsit dhe të forcave të lidhjeve hidrogjenore, të cilat mbajnë të bashkuara molekulat e ujit në gjendje të lëngët. Grafiku në figurën 1 tregon lidhjen midis entalpive molare të avullimit (simboli ∆H av) të përbërjeve të hidrogjenuara të elementeve të grupit VIA (si H2S, H2Se dhe H2Te) dhe masave molekulare relative përkatëse.Nëse dihen vlerat e forcave ndërmolekulare midis molekulave të përbërjeve H2S, H2Se dhe H2Te (molekulat e këtyre përbërjeve lidhen vetëm nëpërmjet forcave të Van der Valsit), mund të parashikohet një vlerë e forcave ndërmolekulare të Van der Valsit midis molekulave të ujit.Në figurën 1, përmes vlerave të ∆H0av të H2S, H2Se dhe H2Te, jepet edhe vlera e entalpisë molare të avullimit për ujin, e cila është: +18,5 kJ mol–1 (kryqi kuq) (Shënim: Supozohet se midis molekulave të ujit ka vetëm forca të Van der Valsit).Forca e lidhjeve hidrogjenore + forcat e Van der Valsit në ujë = 40,7 kJ mol–1.Forcat e Van der Valsit në ujë = 18,5 kJ mol–1. Nga kjo del se forca e lidhjeve hidrogjenore në ujë njehsohet: 40,7 − 18,5 = 22,2 kJ mol–1. Zakonisht, forca e lidhjeve hidrogjenore është e rendit 5-40 kJ mol–1. Pra, lidhjet hidrogjenore janë 10 herë më pak të forta se lidhjet kovalente, por 10 herë më të mëdha se forcat tërheqëse të Van der Valsit. Fig. 1 Lidhja ndërmjet entalpisë molare të avullimit dhe masave molekulare të krahasuara të përbërjeve të formuara nga hidrogjeni me elementet e grupit VA.10 20 30 40 50 60 70 80 90 100 1 110 20 130Masa molekulare e krahasuar10203040 H2OH2SH2SeH2Te Entalpia molare e avullimitΔHav/ kJ mol–1Lexim

