Page 118 - Demo
P. 118


                                    1106 End of chapter questions Ushtrime përmbledhëse1. Më poshtë janë dhënë formulat kimike të disa përbërjeve molekulare dhe jonike. Ndërtoni diagramet e strukturave elektronike përkatëse. a) HCN, PCl3, HNO2, CH3OHb) CaCl2, Na3P, Al2S3, MgCl2c) CO, BF3, NH3, SO2, P2O32. Shpjegoni llojin e lidhjes që formohet bashkëveprimi i klorit me elementet Na, Mg, Al, Si, P dhe S. Për përgjigjen duhet të bazoheni në:a) vendin që zë elementi në sistemin periodik;b) numrin e elektroneve që ka secili element në nivelin e jashtëm.3. Parashikoni format gjeometrike për molekulat dhe jonet e mëposhtme:SF6, POCl3, SOCl2, H3O+, PF5, BF3, C2H2, NH4+.4. a) Shkruani formulat elektronike dhe paraqitni konfigurimet elektronike të këtyre atomeve: C, N, O, F.b) Paraqitni strukturat elektronike të molekulave të përbërjeve kimike që përftohen nga bashkëveprimi i hidrogjenit me elementet karbon, azot, oksigjen dhe fluor. c) Vizatoni dhe shpjegoni format gjeometrike të molekulave të përftuara në pikën b.d)Diskutoni si ndikon çdo çift vetjak në përcaktimin e formës gjeometrike të molekulës. e) Parashikoni format gjeometrike të joneve të mëposhtme: NH4 +, NH3, NH2 – . 5. Atomi qendror në molekulën e metanit (CH4) është karboni, i cili ka formuar katër orbitale hibride (sp3). a) Sa orbitale s dhe p ka hibridizuar atomi qendror në këtë molekulë? b) Në molekulën e metanit, secili nga orbitalet hibride të atomit të karbonit është i tipit sp3, i cili lidhet me orbitalin e një atomi hidrogjen. Si quhet orbitali atomik i hidrogjenit? A) 2s; B) 2s; C) 2p; D) 1s.c) Përcaktoni llojin e lidhjes që formohet midis atomit të karbonit dhe atomit të hidrogjenit. A α B β C σ D πShpjegoni pse molekula e metanit ka formë tetraedrike.6. Elementet X, Y, Z kanë në bërthamën e tyre përkatësisht 9, 19 dhe 34 protone. a) Paraqitni strukturat elektronike të X, Y dhe Z. b) Parashikoni llojin e lidhjes që mund të formohet midis:i. X dhe Y; ii. X dhe Z; iii. Y dhe Z.c) Paraqitni strukturat elektronike të molekulave të përbërjeve kimike që përftohen nga bashkëveprimi i elementeve të pikës b. Sa elektrone ka në shtresën e jashtme secili prej tyre?d) Jepni argumente në lidhje me:i. aftësinë që kanë përbërjet e përftuara në pikën b për të avulluar; ii. aftësinë e tyre për të përcjellë rrymën elektrike; iii.tretshmërinë në ujë të përbërjes së përftuar nga bashkëveprimi i X me Y, krahasuar me tretshmërinë e përbërjes së përftuar nga bashkëveprimi i X me Z.7. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur formulat strukturore, pikat e vlimit dhe dendësitë përkatëse të pentanit dhe dimetil -2,2- propanit. Pentani Dimetil -2,2- propaniFormula strukturore CH3−CH2−CH2−CH2−CH3CH3CH3−C−CH3CH3Pika e vlimit (në oC) 36 9Dendësia (në g cm-3) 0,626 0,591a) Pse pika e vlimit të pentanit është më e lartë se ajo e dimetil -2,2- propanit? b) Pse pentani e ka dendësinë më të lartë se dimetil -2,2- propani? c) Metil -2- butani, dimetil -2,2- propani dhe pentani janë përbërje izomere. Krahasoni dendësitë dhe pikat e vlimit të këtyre izomerëve. Argumentoni përgjigjen. 8. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë masat molekulare të krahasuara (relative) dhe ∆H0 molare të avullimit (energjia e nevojshme për avullimin e një moli) për tri nga përbërjet e hidrogjenuara të elementeve të grupit VA: Përbërja kimike Masa molekulare e krahasuar ΔH0 av/ kJ mol–1NH3 17 +23,4PH3 34 +14,6AsH3 78 +17,5a) Ndërtoni një grafik për të paraqitur lidhjen e ∆H0-ve molare të avullimit të tri përbërjeve NH3, PH3 dhe AsH3 me masat molekulare të krahasuara përkatëse.b) Shpjegoni pse vlera e ∆H0 të avullimit të NH3 është më e lartë? c) Bazuar në grafikun që ndërtuat, parashikoni një vlerë të ∆H0 të avullimit për NH3, duke supozuar se midis molekulave të kësaj substance ka vetëm forca të Van der Valsit. d) Parashikoni gjithashtu një vlerë të ∆H0 (energjia e nevojshme për avullimin e një moli NH3) në lidhje me forcat e lidhjeve hidrogjenore të formuara midis molekulave NH3.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122