Page 119 - Demo
P. 119


                                    111Situata e të nxënit:• energjia matet me punën e kryer; • energjia dhe rëndësia e saj; • energjia potenciale dhe ajo kinetike;• reaksionet ekzotermike dhe endotermike;• ndryshimi i entalpisë në reaksionet ekzotermike dhe endotermike.7.1 Energjia dhe ndryshimi i saj7 TermokimiaSHËNIMPa energji nuk do të kishte jetë. Ajo nuk mund të matet, por praktikisht e mendojmë të “fshehur” në punën e kryer. Që në lashtësi njerëzit e adhuronin diellin, pasi nëpërmjet tij sigurohet ngrohje, ushqim (kujtoni fotosintezën te bimët), dritë etj. Transferimi i energjisë nga njëra formë në tjetrën është mjaft i rëndësishëm për jetën e gjallesave. Koncepti i energjisë është disi abstrakt. Në përgjithësi, ne e përfytyrojmë atë nëpërmjet punës së kryer. Për shembull: - Shohim se makina lëviz dhe mendojmë se kjo ndodh si pasojë e ndezjes së motorit, i cili vihet në lëvizje nga djegia e karburantit (prodhohet dhe shpenzohet energji). - Shpërthimet tregojnë se brenda grimcave të materies ndodhet një sasi e madhe energjie.- Uragani, tajfunet janë dukuri natyrore; masa e shkatërrimit të mjedisit prej tyre tregon sasinë e energjisë së shpenzuar.- Gjallesat lëvizin si pasojë e energjisë që shpenzojnë. - Bimët prodhojnë lëndë organike në sajë të energjisë diellore që thithin dhe që e shndërrojnë në energji kimike. - Ngrohja e mjediseve bëhet me anë të djegies së qymyrit, gazit apo energjisë elektrike.- Vënia në lëvizje e turbinave bëhet me anë të ujit, i cili mban energji brenda molekulave të tij etj.Të gjitha veprimet e mësipërme tregojnë që kryhet punë dhe shpenzohet energji. Nga të gjitha këto nxjerrim si përfundimin se çdo lëndë, substancë, molekulë, atom, jon, gjallesë bimore ose shtazore ka në brendësi një sasi energjie, pjesa e shpenzuar e së cilës matet me punën e kryer. Energjia ekziston në dy forma: në formën e energjisë potenciale (energjia e strukturave, lidhjeve kimike) dhe në formën e energjisë kinetike (energjia e lëvizjes së grimcave). Idetë dhe gjuha shkencore e termokimisëProceset ose shndërrimet kimike që ndodhin në natyrë, laborator apo industri shoqërohen me ndryshime të energjisë në formën e nxehtësisë. Me studimin e këtyre proceseve apo reaksioneve kimike të tilla merret ajo pjesë e shkencës së kimisë, e cila quhet termokimi.Termi i saktë për përmbajtjen e energjisë së reaktantëve apo produkteve është entalpi. Reaksionet që shoqërohen me çlirim nxehtësie (energjie) quhen reaksione ekzotermike, ndërsa reaksionet që shoqërohen me thithje energjie quhen endotermike. Në një reaksion ekzotermik reaktantët kanë më shumë energji se produktet, ndërsa në një reaksion endotermik reaktantët kanë më pak energji se produktet. Nxehtësia e prodhuar nga zhvillimi i një reaksioni ekzotermik, del në mjedis (figura1 (a). Kështu, entalpia e produkteve (H2) është më e vogël se ajo e reaktantëve (H1). Duke zbritur nga entalpia e produkteve Ep atë të reaktantëve Er mund të njehsojmë ndryshimin e entalpisë së një reaksioni kimik, të cilën e shënojmë me simbolin ΔH.Vlera e ndryshimit të entalpisë për një reaksion ekzotermik është negative (figura 1 b), ndërsa për një reaksion endotermik është pozitive.
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123