Page 12 - Demo
P. 12


                                    4Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeSituata e të nxënit:• kuptimi i masës së vërtetë (absolute), numrit të masës dhe masës së krahasuar të një atomi;• lidhja e numrit të masës së një atomi me masën e krahasuar të tij.PËRKUFIZIMEIzotopet janë atome të të njëjtit element, por që ndryshojnë midis tyre nga numri i neutroneve (ose nga numri i nukleoneve). Për të krahasuar masat e atomeve të ndryshme apo ato të izotopeve të një elementi, kimistët përdorin si njësi: 1/12 e masës atomiketë krahasuar (relative) të izotopit të elementit karbon me numër mase 12.Masa atomike e krahasuare atomit të një elementi tregon sa herë më i rëndë se njësia karbonike (1/12 e masës së karbonit -12) është masa e një atomi të tij.Masa atomike e krahasuar e izotopit të një elementi është masa e një atomi të këtij izotopi, e krahasuar me njësinë karbonike.Masa molekulare e krahasuar (relative) e një substance të thjeshtë apo e një përbërjeje kimike molekulare, njehsohet duke mbledhur masat atomike të krahasuara të atomeve përbërëse të tyre.Masa e krahasuar (relative) e formulës kimike të një përbërjeje jonike njehsohet duke mbledhur masat atomike të krahasuara të joneve përbërëse të tyre. Kujtojmë se masa atomike e krahasuar e atomit të një elementi dhe jonit që formohet nga ky atom janë të barabarta.1.2 Heading A Masa atomike relative. Moli, masa molareAtomi i një elementi karakterizohet nga numri i masës (A), masa absolute dhe masa atomike e krahasuar (Ar) ose masa relative. Në temat në vijim do të mësojmë edhe për masën molare (M) të atomit. Numri i masësLe të studiojmë atomin e heliumit: He (Z = 2) Në bërthamën e atomit të heliumit ndodhen dy protone dhe dy neutrone. Numri i protoneve është shënuar me germën Z. Shënojmë numrin e neutroneve me germën N. Duke mbledhur numrin e protoneve dhe të neutroneve, njehsojmë një madhësi që quhet numër i masës së atomit, i cili shënohet me germën A. Nga kjo del: A = Z + N Për të njehsuar njërën prej vlerave numerike të A, Z, N, duhet të dimë vlerat e dy prej tyre. Nëse për atomin e He kemi: Z = 2 dhe A = 4, atëherë N = 4 - 2 Numri i masës nuk ka njësi mase.Masa absolute e atomit dhe masa relative e tijMasa e vërtetë e një atomi është shumë e vogël dhe e pamatshme në praktikë (është e rendit 10-27 kg).Masa e vërtetë e atomit të karbonit është 20 × 10-27 kg. Masa e vërtetë e një protoni është afërsisht e barabartë me 1,67 × 10-27 kg = 1,67 × 10-27 g, ndërsa masa e vërtetë e një elektroni është pothuajse e papërfillshme, afërsisht 9,11 × 10-28 g. Masa e vërtetë e atomit të hidrogjenit është: 1,66 × 10-27 kg. Këto quhen masa absolute.Për lehtësi studimi dhe për të shmangur përdorimin e numrave kaq të vegjël, kimistët përdorin masën atomike të krahasuar (relative). Masa e krahasuar (relative) e një atomi është masa e tij e krahasuar me njësinë karbonike. Njësia karbonike është e barabartë me 1/12 e masës së atomit të izotopit të karbonit, i cili përmban në bërthamë 6 protone dhe 6 neutrone. Për të kryer lehtësisht njehsimet, si masa e protonit, ashtu edhe ajo e neutronit merren të barabarta me një njësi karbonike. Masa e krahasuar shënohet me Ar. Ajo është e barabartë në vlerë numerike me numrin e masës A. Njësia e masës së krahasuar është njësia karbonike.Masa e krahasuar (Ar) është e barabartë në vlerë numerike me numrin e masës. Masa e krahasuar ndryshon nga numri i masës, sepse ka njësi matëse.Tabela 1 Masat atomike të krahasuara (relative) të disa elementeveElementi kimik Simboli Masa atomike e krahasuar karbon-12 12C 12,000karbon C 12,011klor Cl 35,453bakër Cu 63,540hidrogjen H 1,008hekur Fe 55,847squfur S 32,064
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16