Page 120 - Demo
P. 120
Termokimia112Fig. 1 Energjia e çliruar gjatë një reaksioni ekzotermik del jashtë në mjedis dhe ΔH <0 Energji në formën e nxehtësisë Energjia del jashtënë mjedisEntalpia reaktantët Zhvillimi i reaksionitΔ H negativeH1H2produktet(a) (b)Fig. 2 Diagrami i ndryshimit të entalpisë së reaksionit midis magnezit dhe oksigjenit Entalpia2Mg(ng) + O2(g)2MgO(ng)Zhvillimi i reaksionit ekzotermikΔH = –1204 kJ mol-1Fig. 3 Energjia e përthithur në një reaksion endotermik merret nga mjedisi, ΔH > 0Energjia hyn brenda EntalpiareaktantëtZhvillimi i reaksionitΔ H pozitiveH2H1produktet(a) (b)Fig. 4 Substancat që ndodhen në këtë paketë bashkëveprojnë me njëra-tjetrën dhe reaksioni është endotermik. Paketa ftohet dhe mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet që shkaktohen nga plagosjet e ndryshme.Reaksionet ekzotermikeMagnezi bashkëvepron me oksigjenin sipas reaksionit: 2Mg(ng) + O2(g) → 2MgO(ng) ΔH = –1204 kJ mol–1Energjia kimike e reaktantëve transferohet pjesërisht në energjinë kimiketë produktit dhe pjesërisht çlirohet si energji nxehtësore në mjedis.Kështu, oksidi i magnezit ka më pak energji se shuma e energjive të reaktantëve, d.m.th. ΔH <0 (figura 2). Reaksionet endotermikeAzoti bashkëvepron me nxehje me oksigjenin, duke dhënë oksidin e azotit(II):N2(g) + O2(g) → NO(g) ΔH = + 173 kJ mol–1Kur ndodh një reaksion endotermik, shumica e energjisë nxehtësore që thithet për zhvillimin e reaksionit transferohet te produktet, të cilat kanë më shumë energji se reaktantët. Në këtë rast, entalpia e produkteve është më e madhe se ajo e reaktantëve dhe vlera e ndryshimit të entalpisë, ΔH, është pozitive. Kujtojmë se vlera e ΔH i referohet vetëm ndryshimit të energjisë midis reaktantëve dhe produkteve gjatë një reaksioni kimik. Duke e marrë zhvillimin e një reaksioni kimik në një mjedis si një sistem të tërë, mund të themi se energjia totale e një sistemi nuk ndryshon.Ky pohim njihet si ligji i ruajtjes së energjisë ose parimi i parë i termodinamikës.KONCEPTE KYÇEPër një reaksion ekzotermik: energjia e reaktantëve = me shumën e energjisë së produkteve + ΔH Për një reaksion endotermik:energjia e reaktantëve = me shumën e energjisë së produkteve - ΔH

