Page 121 - Demo
P. 121


                                    1137.2 Nxehtësia e çliruar, nxehtësia e thithur dhe nxehtësia specifikePËRKUFIZIME Një sistem mund ta ndryshojë energjinë e brendshme termike kur kalon nga një gjendje fillestare në një gjendje përfundimtare.Ndonëse sistemet zvogëlojnë apo rritin energjinë e brendshme termike, mund të themi se: Energjia nuk humbet as nuk krijohet nga asgjë, ajo transformohet nga një formë në një formë tjetër energjie, pra energjia totale e sistemit nuk ndryshon.1. Gjeni cilat nga ndryshimet e mëposhtme janë ekzotermike dhe cilat endotermike: a) kthimi i ujit nga lëng në akull;b) shpërbërja e çokollatës gjatë procesit të tretjes; c) kthimi i ujit nga lëng në avull; d) djegia e squfurit. 2. Nga bashkëveprimi i 0,1 mol oksid kalciumi me ujë (me tepricë) përftohet tretësirë ujore e hidroksidit të kalciumit dhe çlirohen 107 kJ energji (në formën e nxehtësisë).a) Shkruani barazimin kimik të këtij reaksioni.b) Njehsoni sasinë e nxehtësisë që prodhohet nga bashkëveprimi i një moli oksid kalciumi me ujë (me tepricë).c) Vizatoni një diagram për të treguar si ndryshon entalpia e reaktantëve nga ajo e produkteve të një reaksioni (zgjidhni një reaksion) si ai në figurën 2.PYETJE DHE DETYRANxehtësia e çliruar, nxehtësia e 7.2 thithur dhe nxehtësia specifikeSituata e të nxënit:• shpjegimi i termave “nxehtësie thithur”, nxehtësi e çliruar” dhe “kapacitet termik specifik”;• përcaktimi i ndryshimittë entalpisë në njëreaksion djegieje.Nxehtësia është një formë energjie. Nxehtësia e çliruar është sasia e energjisë që çlirohet nga reaktantët gjatë një reaksioni ose gjatë ndryshimit të gjendjes fizike, p.sh. kur uji kalon nga gjendja e gaztë (ku zotëron më shumë energji) në gjendje të lëngët (ku zotëron më pak energji), themi se procesi shoqërohet me çlirim energjie.– nx  Ujë (gaz) → ujë (lëng)Nxehtësi e thithur quhet sasia e energjisë që thithet nga reaktantët gjatë një reaksioni kimik ose gjatë ndryshimit të gjendjes fizike.Për shembull: CaCO3(ng) + nx → CaO(ng) + CO2(g)Nxehtësia e thithur apo e çliruar gjatë një reaksioni shënohet me germën Q ose ∆H dhe ka si njësi mase kalorinë (kal). (1 kal = 4,184 J). Çdo substancë mund të rritë temperaturën e saj duke marrë nxehtësi.Sasia e nxehtësisë, e cila i jepet një gram substance për të rritur temperaturën me një gradë celsius ose kelvin, quhet nxehtësi specifike ose kapacitet termik specifik. Substanca të ndryshme kanë vlera të ndryshme të kapacitetit termik specifik. Shembull 1 Cp e Cu → 0,385 / g ∙ 10CCp e Zn → 0,395 / g ∙ 10CPër të përcaktuar sasinë e nxehtësisë (pra kapacitetin termik, Q) që kërkohet për të rritur me 10C temperaturën e një mase substancë prej 10 g, mjafton të shumëzojmë nxehtësinë specifike (pra kapacitetin termik specifik, Cp) të saj me masën 10 g dhe ndryshimin e temperaturës ∆T. Q = 10g x 0,38 J/ 1g × 1oC = 3,8 JPËRKUFIZIME Një kalori është sasia e nxehtësisë (ose e energjisë) të nevojshme për të rritur me 1 gradë celsius temperaturën e 1 g H2O.Sasia e nxehtësisë, e cila i jepet një gram substance për të rritur temperaturën me një gradë celsius ose kelvin, quhet nxehtësi specifike ose kapacitet termik specifik. Ai shënohet me simbolin Cp.
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125