Page 124 - Demo
P. 124


                                    Termokimia1161. Në 50 ml tretësirë 0,2 M sulfat bakri (II) u hodh zink (pluhur) me tepricë. Në fillim u mat temperatura e tretësirës së sulfatit të bakrit pa zink. Ajo u mat sërish pas hedhjes së zinkut dhe u vu re se ishte rritur me 900C.a) Shkruani barazimin kimik të reaksionit midis sulfatit të bakrit dhe zinkut. b) Njehsoni ndryshimin e entalpisë për këtë reaksion.2. Kapaciteti termik Q i ujit (gaz) është + 44 kJ mol-1. Uji nxehet derisa të vlojë (në 1000C), në një pajisje elektrike me fuqi 3 kW (1 kW = 1 kJ s-1). Njehsoni sa kohë do të duhet për të avulluar 1 mol ujë duke e mbajtur të ndezur pajisjen elektrike. 3. Në 100 ml ujë u hodhën 8 g nitrat amoni, NH4NO3. Nga matjet doli se temperatura u ul me 60C. a) Përcaktoni tipin e reaksionit. b) Njehsoni vlerën e ∆H për të dhënat e mësipërme, si dhe vlerën e ∆H për procesin e tretjes së një moli nitrat amoni. PYETJE DHE DETYRASHEMBULL I ZGJIDHURNë një gotë kimike që përmban 50 ml tretësirë 0,1 M NaOH, pas matjes së temperaturës së tretësirës u shtuan50 ml tretësirë 0,1 M HCl. Pas përzierjes u mat përsëri temperatura dhe rezultoi se ishte rritur me 6,20C.Njehsoni ∆H e reaksionit të asnjanësimit:NaOH (uj) + HCl (uj) → NaCl (uj) + H2O (l)ZgjidhjeNjehsojmë numrin e moleve të NaOH (n1) dhe HCl (n2)n1 = n2 = 0,1 × 0,05 = 0,005Supozojmë se të dyja tretësirat e mësipërme kanë të njëjtën dendësi dhe kapacitet termik specifik si dhe uji.  Duke ditur se vëllimi total i përzierjes prej 100 ml = 100 g, shkruajmë: Q = m × Cp × ΔT = 100 g × 4,2 J g-1 K-1 × 6,2 K = 2604 J Ndryshimi i entalpisë për një mol = Q/numrin e moleve = 2604 J/0,005 mol = 52 080J mol-1 = 52 kJReaksioni është ekzotermik dhe ∆H = –52kJ.Sistemet kimike dhe veçoritë e tyreÇdo substancë apo pjesë e universit që zgjidhet për studim, quhet sistem. Gjithçka që rrethon sistemin (substancën apo pjesët në studim) quhet mjedis.Sistemi zotëron një sasi të caktuar energjie, e cila quhet energji e brendshme.Një sistem mund ta ndryshojë energjinë e brendshme, nëse i jep ose i merr energji mjedisit apo ndonjë sistemi tjetër. Studimi i sistemeve kimike ka sjellë klasifikimin e tyre në tri grupe:a) sisteme të hapura (shkëmbejnë lëndë dhe energji me mjedisin)b) sisteme të mbyllura (shkëmbejnë vetëm energji me mjedisin)c) sisteme të izoluara (nuk shkëmbejnë as lëndë dhe as energji me mjedisin)Një sistem mund të kryejë punë ose jo.ShënimeNjë sistem mund ta ndryshojë energjinë e brendshme, nëse i jep ose i merr energji mjedisit apo ndonjë sistemi tjetër.Lexim
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128