Page 126 - Demo
P. 126


                                    Termokimia118KONCEPTE KYÇE1. Një reaksion kimik shoqërohet me punë vëllimore nëse ndryshon vëllimi i sistemit, d.m.th, në rast se kemi ndryshime të numrit të moleve të substancave të gazta në dy anët e reaksionit. Për shembull:kryhet punënuk kryhet punë2. Ndryshimi i vëllimit ∆V, i shkaktuar nga zhvillimi i një reaksioni, njehsohet duke zbritur nga shuma e vëllimeve të substancave produkt shumën e vëllimeve të substancave nistore, duke marrë parasysh edhe koeficientet e tyre.3. Në njehsimin e vëllimit nuk merren parasysh substancat e ngurta dhe ato të lëngëta.1. Si dallohen sistemet nga njëri-tjetri?2. Kur themi se një sistem kryen punë?3. Jepen reaksionet: Q>0 Q<0 Q>0 Q<0Përcaktoni:a) reaksionet ekzotermike dhe endotermike;b) ∆V për secilin reaksion (duke u bazuar në numrin e moleve: 1 mol = 22,4l);c) cili nga sistemet kryen punë mbi mjedisin dhe anasjellas.4. Jepen reaksionet: Q<0 Q<0 Q<0Q<0a) Shpjegoni si ndryshon vëllimi i sistemit nga reaktantët te produktet.b) Në cilat raste sistemi kryen punë mbi mjedisin?c) Njehsoni punën vëllimore për secilin nga sistemet, nëse reaksionet zhvillohen në trysninë atmosferike 1At = 101 325 Pa = 101 325 N/m2.ZBATIME TË NJOHURIVEEnergjia e brendshme e një sistemi termodinamikEnergjia e brendshme e një sistemi termodinamik përbëhet nga energjia e brendshme termike dhe energjia mekanike.Energjia e brendshme termikeMe energji të brendshme termike të një sistemi termodinamik (i cili mund të ndodhet në gjendje të gaztë, të lëngët ose të ngurtë) kuptojmë shumën e energjisë molekulare kinetike dhe energjisë molekulare potenciale të sistemit.Energjia e brendshme mekanike dhe ndryshimi i saj nga energjia e brendshme termike Theksojmë se energjia e brendshme termike përbën vetëm një pjesë të energjisë së brendshme të sistemit. Në totalin e energjisë së brendshme të një sistemi termodinamik përfshihet jo vetëm energjia e brendshme termike, por Lexim
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130