Page 128 - Demo
P. 128
Termokimia120la temperaturaaumentapressione costanla temperaturaaumentapressione costan1 2 Krahas punës A që kryen sistemi mbi mjedisin, ne mund të shqyrtojmë edhe punën që kryen mjedisi mbi sistemin (-A). Duke pasur parasysh se A = –A, parimi i parë i termodinamikës mund të shkruhet edhe si më poshtë:∆U = Q + A (3)në këtë rast A<0 dhe mjedisi kryen punë mbi sistemin.Zbatime të parimit të parë të termodinamikësDuke u bazuar në barazimin (2) që shpreh parimin e parë të termodinamikës Q = ∆U + A, nxjerrim përfundimet e mëposhtme:a) Për proceset termodinamike që zhvillohen në vëllim konstant, A=0, del Q = ∆U.Kjo do të thotë se sasia e nxehtësisë shkon vetëm për ndryshimin e energjisë së brendshme termike të sistemit.PËRKUFIZIMENdryshimi i energjisë së sistemit ∆U kur ai kalon nga një gjendje në një tjetër, është i barabartë me shumën e nxehtësisë Q që merr sistemi me punën A të kryer mbi të nga forca të jashtme të mjedisit.abb) Kur sistemi nuk merr dhe as nuk jep nxehtësi, Q = 0, del A = –∆U.Kjo do të thotë se puna kryhet në saje të ndryshimit të energjisë së brendshme termike të sistemit.c) Kur sistemi nuk e ndryshon temperaturën, d.m.th. nuk ndryshon energjinë e brendshme termike, atëherë: ∆ U = 0, del Q = AKjo do të thotë se e gjithë sasia e nxehtësisë që i jepet sistemit shkon vetëm për kryerjen e punës.d) Për proceset termodinamike që zhvillohen në trysni konstante kemi dy raste: I) Sistemi kryen punë pozitive mbi mjedisin, ai merr nxehtësi nga mjedisi, d.m.th.:kur Q>0 dhe puna e sistemit është A>0, del ∆U>0. II)Mjedisi kryen punë pozitive mbi sistemin, ndërsa sistemi i jep nxehtësi mjedisit dhe kryen punë negative, d.m.th.:kur Q<0 dhe puna e sistemit është A<0, del ∆U<0. Kjo do të thotë se sasia e nxehtësisë që merr sistemi, shkon pjesërisht për ndryshimin e energjisë së brendshme termike të sistemit dhe pjesërisht për kryerjen e punës në trysni konstante. c Pas ngrohjes Para ngrohjesd

