Page 129 - Demo
P. 129
121Lexim1. Jepet reaksioni:N2 +3H2 → 2NH3 Q = –92 kJNjehsoni ndryshimin e energjisë së brendshme termike të reaksionit nëse në reaksion hyjnë 0,5 mol azot (∆V < 0).2. Jepen reaksionet e mëposhtme, të cilat zhvillohen në trysni konstante:a) 2H2 (g) +O2(g) → 2H2O(l) Q = –572 kJb) C(ng) + O2(g) → CO2(g) Q = –393,5 kJc) CH3OH(l) + 3/2O2 → CO2(g) + 2H2O(l) Q = –728,2 kJd)N2(g) + O2 (g) → 2NO (g) Q = +180,8 kJBazuar në vlerën e Q për secilin reaksion (duke e konsideruar çdo reaksion një sistem termodinamik), përcaktoni: a) ndryshimin e vëllimit të çdo sistemi;b) nëse është sistemi apo mjedisi që kryen punë mekanike;c) në cilin rast puna e sistemit është pozitive;d)në cilin rast ∆U = Q. 3. Jepen reaksionet:I) CaCO3 (ng) →CaO (ng) + CO2(g) reaksion endotermikII)CH4(g) + 2O2 (g) → CO2(g) + 2H2O(g) reaksion ekzotermikIII)H2(g) + I2(g) → 2HI(g) reaksion ekzotermikIV)2C2H2(g) + 5O2(g) → 4CO2(g) + 2H2O(g) reaksion ekzotermikPër reaksionet e mësipërme:a) i. përcaktoni ndryshimin e vëllimit;ii. njehsoni vlerën e punës mekanike nëse reaksionet zhvillohen në trysni konstante 101325 Pa. b) Cili kryen punë, sistemi apo mjedisi? c) Si ndryshon energjia e brendshme termike në secilin rast?ZBATIME TË NJOHURIVEEntalpia dhe ndryshimi i entalpisëMe entalpi kuptojmë energjinë totale të një sistemi termodinamik. Ajo përfshin shumën e energjisë së brendshme të sistemit dhe energjisë që kërkohet për ekspozimin e sistemit në mjedis, për stabilizimin e vëllimit dhe trysnisë së tij. Entalpia shënohet me germën H.Nisur nga sa thamë më lart, për reaksionet apo proceset që zhvillohen në trysni konstante është përcaktuar barazimi:H = U + pV (1) H → entalpia (energjia totale e sistemit termodinamik)U → energjia e brendshme e sistemit termodinamikV → vëllimi i sistemitp → trysniaLexim

