Page 13 - Demo
P. 13


                                    51.2 Masa atomike relative. Moli, masa molare1. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme: a) Sa herë më i rëndë është atomi i karbonit në krahasim me atomin e hidrogjenit? b) Po atomi i magnezit në krahasim me atomin e karbonit?2. Atomi i cilit element është afërsisht dy herë më i rëndë se atomi i squfurit? 3. Pse masa atomike e krahasuar është praktikisht e pamatshme?PYETJE DHE DETYRA4. Njehsoni masën molekulare të krahasuar: a) të hidrogjenit, H2; b) të sulfurit të karbonit, CS2; c) të acidit sulfurik, H2SO4. 5. Njehsoni masën e krahasuar të formulës kimike: a) të klorurit të bakrit(II), CuCl2; b) të nitratit të magnezit, Mg (NO3)2; c) të kristalhidratit të sulfatit të hekurit(II), FeSO4 · 7H2O.PYETJE DHE DETYRAPËRKUFIZIMEMasë molare e atomit quhet masa e një mol-atomi të një elementi, e barabartë me masën e 6,02 × 1023 atomeve të tij. Masë molare e molekulës quhet masa e një mol-molekule të një substance, e barabartë me masën e 6,02 × 1023 të molekulave të saj. Situata e të nxënit:kuptimi i njësisë së sasisë së lëndës, moli;konstantja e Avogadros;masa molare e atomit, masa molare e molekulës, masa molare e formulës kimike.Për të njehsuar masën molekulare të krahasuar të një substance, duhet të mbledhim masat atomike të krahasuara të elementeve që e përbëjnë molekulën e saj. Bazuar në ato që mësuam më sipër, mund të njehsojmë masën molekulare të krahasuar të çdo përbërjeje molekulare duke mbledhur masat atomike të krahasuara të atomeve përbërëse të molekulës së saj. Masën molekulare të krahasuar e shënojmë me Mr. Le të njehsojmë masat molekulare të ujit dhe njëklormetanit:a) Mr (H2O) = 2 × Ar (H) + Ar (O) = (2 × 1,0) + 16,0 = 18,0 b) Mr (CH3Cl) = Ar (C) + 3 × Ar (H) + Ar (Cl) = 12,0 + (3 × 1,0) + 35,5 = 50,5 Përbërjet kimike, si kloruri i natriumit dhe sulfati i hekurit, përbëhen nga jone pozitive dhe negative, të cilat formojnë struktura kristalore jonike gjigante. Duke qenë se nuk formojnë molekula, për to nuk përdoret termi masë molekulare e krahasuar. Në vend të tij, kimistët përdorin termin masë e krahasuar e formulës kimike. Pra, masa e krahasuar e formulës kimike të sulfatit të hekurit njehsohet si më poshtë:Mr Fe2 (SO4) 3 = 2 × Ar (Fe) + 3 × Ar (S) + 12 × Ar (O)  = (2 × 55,8) 3 × 32,1) + (12 × 16,0) = 399,9Moli, masa molare dhe konstantja e AvogadrosNumri i masës së një atomi njehsohet me anë të formulës A = Z + N. Në kimi, përveç numrit të masës (A) përdoret edhe një madhësi që quhet masë atomike e krahasuar, e cila shënohet me Ar. Masa e krahasuar është e barabartë në vlerë numerike me numrin e masës. Pas numrit të masës A vendoset termi njësi karbonike. Për atomin e natriumit mund të shkruajmë: ArNa = 23 njësi karbonike. Megjithatë, për kryerjen e një eksperimenti nuk mund të peshojmë 23 njësi Na, sepse njësia karbonike ka një vlerë shumë të vogël (është e rendit 10-27 kg), praktikisht të panjehsueshme. Për t’i njehsuar lehtësisht sasitë e substancave që hyjnë dhe dalin nga reaksioni, përdoret njësia e sasisë së lëndës e quajtur mol, e cila është e barabartë me 6,02 × 1023 pjesëza elementare që mund të jenë atome, molekula ose jone. Konstantja e AvogadrosDuke ditur që një atom karboni është 12 herë më i rëndë se një atom hidrogjen, atëherë mund të themi se 12 g karbon dhe 1 g hidrogjen përmbajnë të njëjtin numër atomesh. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për atomin e oksigjenit, i cili është 16 herë më i rëndë se një atom hidrogjen. Kështu, 16 g oksigjen përmbajnë po aq atome sa përmban dhe 1 g hidrogjen. 
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17