Page 130 - Demo
P. 130
Termokimia122Energjia totale e sistemit termodinamik (ose entalpia e tij) nuk mund të matet drejtpërdrejt. Në rrugë eksperimentale, ne mund të matim ndryshimin e entalpisë, i cili shënohet ∆H. Duke u mbështetur në barazimin 1, për çdo reaksion kimik që zhvillohet në trysni konstante kemi barazimin e mëposhtëm:∆H = ∆U + p∆V (2)Ky barazim del si rezultat i kryerjes së veprimeve:∆H =(U2 –U1) + p (V2-V1) = ∆U + p∆VLidhja ndërmjet ndryshimit të entalpisë dhe energjisë së thithur ose të çliruar gjatë reaksionit Për reaksionet që zhvillohen në vëllim konstant, ∆V=0 dhe puna p∆V = 0. Duke bërë zëvendësimet përkatëse në barazimin 2, marrim barazimin:∆H = ∆U + 0 d.m.th.:∆H =∆U (3)Bazuar në proceset termodinamike (që zhvillohen në vëllim konstant A=0) dhe në parimin e parë të termodinamikës del se:Q =∆ U (4)Duke analizuar barazimet 3 dhe 4, del se:∆H = ∆U = QNdryshimi i entalpisë së një sistemi termodinamik në vëllim konstant është i barabartë me sasinë e nxehtësisë së shtuar në sistem.Për një reaksion që zhvillohet në vëllim konstant, ndryshimi i entalpisë është i barabartë me ndryshimin e energjisë së brendshme termike të sistemit dhe i barabartë me sasinë e nxehtësisë që sistemi i jep apo i merr mjedisit.Gjithashtu, duke u nisur nga entalpia e sistemit në gjendjen fillestare dhe përfundimtare mund të shkruajmë: ∆H = H2 – H1∆H → ndryshimi i entalpisë.H2 → entalpia e sistemit termodinamik në gjendjen përfundimtare (ose entalpia e produkteve në një reaksion kimik).H1 → entalpia e sistemit termodinamik në gjendjen fillestare (ose entalpia e reaktantëve në një reaksion kimik).KONCEPTE KYÇENdryshimi i entalpisë (∆H) nuk është gjithmonë nxehtësi (Q). Ata dallohen nga njëri-tjetri kur sistemi kryen punë mbi mjedisin dhe anasjelltas. Njësia matëse e ndryshimit të entalpisë është xhauli (J).1. Përkufizoni termat:i. entalpi;ii. ndryshim i entalpisë; iii.energji e thithur;iv.energji e çliruar.2. Si njehsohet ndryshimi i entalpisë?3. Si duhet të jetë vëllimi i sistemit termodinamik, nëse vlera e ndryshimit të entalpisë së tij është e barabartë me sasinë e nxehtësisë së shtuar në sistem?ZBATIME TË NJOHURIVE

