Page 131 - Demo
P. 131


                                    1237.3 Barazimet termokimike dhe entapia standardeSituata e të nxënit:• matjet gjatë reaksioneve termokimike kryhen në kushte standarde; • shpjegimi i simbolit ∆H0;• entalpia standarde e formimit ∆Hof të një moli;• entalpia standarde e shpërbërjes (atomizimit) të një substance të thjeshtë; • njehsimi i entalpisë standarde të formimit të një moli substancë dhe i entalpisë standarde të atomizimit. • entalpia standarde e formimit ∆Hof të një moli;• entalpia standarde e shpërbërjes (atomizimit) të një substance të thjeshtë; • njehsimi i entalpisë standarde të formimit të një moli substancë dhe i entalpisë standarde të atomizimit. Barazimet termokimike 7.3 dhe entapia standardePër të krahasuar ndryshimet e energjive (∆H-të) të dy apo më shumë reaksioneve termokimike, është mjaft e rëndësishme që matjet dhe veprimet të kryhen në të njëjtat kushte. Kushtet në të cilat bëhen matje dhe njehsime quhen kushte standarde, të cilat janë: • temperatura 298 K (250C); • trysnia 1 atmosferë ( 101 kPa = 1 atmosferë (At)); • përqendrimi i tretësirave duhet të jetë 1,0 mol/l. Çdo vlerë e ∆H e matur në këto kushte përcaktohet si një ndryshim standard i entalpisë dhe merr simbolin ∆H0298 ose thjesht ∆H0.Kryerja e matjeve në barazimet termokimike është mjaft e rëndësishme të bëhet në kushte standarde. Për shembull, në barazimin termokimik: 2H2(g) + O2(g) → 2H2O(l), vlera e ∆Hr298 = 575 kJ mol-1është matur në kushte standarde, ku 2 mole hidrogjen (gaz) lidhen me 1 mol oksigjen (gaz) për formimin e 2 mole ujë (lëng) dhe jo ujë avull. Në rastet kur një element formon dy ose më shumë izotope, apo kur një përbërje kimike gjendet në forma alotropike të ndryshme, si formë standarde zgjidhet ai izotop apo ajo formë e përbërjes kimike që është më e qëndrueshme në kushte standarde (në 298 K dhe trysni 1 atmosferë). Rrjedhimisht, vlerat e ∆H0298 të reaksioneve ku merr pjesë karboni, lidhen me karbonin në formën e grafitit dhe jo me diamantin (dy format alotropike të elementit karbon).1. Jepet reaksioni i mëposhtëm:2H2(g) + O2(g) → 2H2O(l) ∆Hr298 = –575 kJ mol–1a) Shpjegoni nëse është ekzotermik apo endotermik. b) Krahasoni entalpinë e reaktantëve me atë të produkteve. c) Njehsoni vlerën e ∆Hr298 për:i. 2H2O(l) → 2H2(g) + O2(g)ii. H2(g) + 0,5O2(g) → H2O(l)d)Bazuar në ndryshimin e entalpisë në reaksionin e parë, njehsoni vlerën e ∆Hr298 për reaksionin e dytë. i. H2O(l) → H2O(g) ∆Hr298 = +44 kJ mol–1,ii. 2H2(g) + O2(g) → 2H2O(g) ∆Hr298 = ?PYETJE DHE DETYRAEntalpia standarde e formimit dhe e shpërbërjes së një moliNjë nga matjet më të rëndësishme për një substancë është përcaktimi ientalpisë standarde të formimit.Entalpia standarde e formimit të një substance është sasia e nxehtësisë së çliruar apo të përthithur gjatë formimit të një moli substancë nga elementet përbërëse të saj (e matur në kushte standarde).
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135