Page 132 - Demo
P. 132


                                    Termokimia124SHËNIMPër lehtësi studimi, ndryshimi i entalpisë standarde të formimit të një moli quhet thjesht entalpi standarde e formimit.Po kështu, ndryshimi i entalpisë standarde të shpërbërjes së një moli substancë e thjeshtë apo të shpërbërjes së një përbërjeje dyjare në atomet përbërëse quhet thjesht entalpi standarde e shpërbërjes (ose e atomizimit). Fig. 1 Nëpërmjet këtij grafiku do të kuptoni njehsimin e entalpisë standarde të formimit të një moli ujë.Entalpia (nxehtësia në kJ)H2(g) + ½O2(g)H2O(l)Paraqitje grafike e reaksionitΔH = –286 kJ mol–1 –286 O—0Entalpia standarde e formimit të një moli substancë kimike shënohet me simbolin ∆Hof, ku o-ja tregon kushtet standarde, ndërsa f -ja tregon për reaksionin e formimit të një moli.Entalpia standarde e formimit të një moli oksid magnezi (i ngurtë), të përftuar sipas reaksionit të mëposhtëm është: ∆Hof (MgO(ng)) = –602 kJ mol-1Mg(ng) + 12O2(g) → MgO(ng)Diagrami i figurës 1 tregon nivelet e energjive të reaktantëve dhe produkteve, si dhe entalpinë standarde të formimit të një moli ujë në kushte standarde, e cila është e barabartë me: ∆Hof (H2O(l) = –286 kJ mol-1. Theksojmë se ∆Hef e molekulave një-, dy- apo poliatomike të substancave të thjeshta, në kushte standarde, pa ndryshuar gjendjen fizike të tyre (gjendje standarde) merret e barabartë me zero. Për shembull: Cu(ng) → Cu(ng) ΔHf (Cu(ng)) = 0kJmol–1H2(g) → H2(g) ΔHf (H2(g)) = 0kJmol–1Për procesin H2(g) → H2(g), ∆Ho298 është e barabartë me zero, por kjo nuk është e vërtetë për kthimin nga H2(g) → 2H(g). Ky proces përfshin shpërbërjen e molekulës së hidrogjenit në dy atome, proces ky që quhet atomizim i molekulës dhe kryhet duke marrë energji nga jashtë. Entalpia standarde e atomizimit të molekulës së hidrogjenit ka vlerën e mëposhtme:12H2(g) → H(g) ΔHat(H(g)) = +218kJmol–1Entalpitë e atomizimit të shumë përbërjeve të ngurta dhe të lëngëta mund të njehsohen duke përdorur kapacitetin termik specifik Cp dhe ndryshimet e entalpisë molare të shkrirjes dhe avullimit.Përbërjet kimike Gjendjafizike Formula kimike ∆ Hf0 në kJ/molhidroksid amoni uj NH3 (NH4OH) -80,8amoniak g NH3 -46,1sulfat bakri II uj CuSO4 -769,98karbonat natriumi ng Na2CO3 -1131klorur natriumi uj NaCl -407klorur natriumi ng NaCl -411,12klorur natriumi l NaCl -385,92klorur natriumi g NaCl -181,42hidroksid natriumi uj NaOH -469,6hidroksid natriumi ng NaOH -426,7nitrat natriumi uj NaNO3 -446,2nitrat natriumi ng NaNO3 -424,8dioksid squfuri g SO2 -297acid sulfurik l H2SO4 -814dioksid silici ng SiO2 -911dioksid azoti g NO2 +33
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136